Vjosa Osmani: Çështja e dinarit e zgjidhshme, s’duhet të shkonim në përplasje me aleatët

23 Shkurt 2024, 14:31Rajoni TEMA

Vjosa Osmani: Çështja e dinarit e zgjidhshme, s’duhet të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se çështja e ndalimit të dinarit serb në Kosovë mund të zgjidhet brenda vendit dhe se ajo nuk është dashur të shkaktonte përplasje mes Prishtinës dhe aleatëve të saj.

“Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë. Në fakt, nuk është dashur të bëhej çështje fare. Nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët”, tha Osmani për media.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës – që parasheh euron si valutën e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme – hyri në fuqi më 1 shkurt.

Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar zbatimin e rregullores së BQK-së, duke thënë se ajo është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që mund të ketë te popullata serbe në Kosovë, e cila që nga paslufta ka përdorur dinarin serb.

5 Komente

  1. S
    Shpetoje Kosoven Presidente

    Presidente, ke ba aleaca me djallin Kurti deri tash. Blidhne mend! Shpallne zgjedhje. I thone popullit mos votone VV nongrata, ndryshe shkone me kombt tuj drejt e n'Serbi.

    1. B
      Budalla.

      Fshatare, puntore, te papune, hajdute dhe kurvare, perfshi filozofe dhe pronare, ketu ne kete gazete kemi komentuar qe diten e pare qe kjo eshte e papranueshme dhe e barabarte me politiken serbe dhe ruse per te acaruar punet. Si perfaqesues i idjoteve shqiptare po ju them pereseri se cdo gje "orgjinale' qe ben Albini dhe acaron marredheniet me Ameriken, rrjedhimisht acaron situaten ne Ballkan eshte politika e rusit dhe Kurti detyrimisht del del si kulish serb.

      1. S
        Shpenka pe Korçe

        Zonja presidente po mundohet te beje rolin e katalizatorit ne mosmarrveshjet e Albinit me perendimin dhe po perpiqet qe Kosova te mos rrezikohet duke u penalizuar per gomarlliqet e tij . Ne nje fare menyre , ne bashkepunim me Albinin , ajo korrigjon gabimet e tij . Nuk ka kompetenca per ti kryer kete veprime vete . Nuk e di ne se gabimet Albini i ben si provokacion , apo ka bindjen te tille . Per rastin konkret te drejten ja jep kushtetuta , por veprimet i ben si karshillek per nderkombetaret , pa u konsultuar me "ta , gje e cila atyre nuk u pelqen . Pasketaj futet ne loje zj Vjosa dhe rivendos situaten .

        1. p
          pilo Lala

          Vjosa duket sikur po ben disa hapa mbrapa, te shkeputet nga marrezite e Albin Kurtit, qe merret me cikerrima, vetem per te mbajtur sherrin retorik ndezur, ku ai shkelqen me teorite e tij pa fund, me demagogjine qe ti mbush mendjen popullit, se UCK ishte asgje perpara asaj lufte qe ai po ben personalisht me Serbine. Populli Kosoves duhet ta kuptoje se po iku Amerika nga Kosova, gjithshka eshte e humbur, Kosova do jete Palestine.

          1. M
            Ma keq do jete

            Jo Palestine por Serbi do jete, me dhimbje kjo.

            Lini një Përgjigje