Shqiptarët e braktisën, Greqia gjen ngushëllim për krah pune në vendin e largët

24 Shkurt 2024, 12:11Rajoni TEMA
Shqiptarët e braktisën, Greqia gjen ngushëllim për krah pune

Greqia është në një nevojë të vazhdueshme për krah pune pas largimit të një numri të madh shqiptarësh duke bërë që qeveria të shohë mundësi të tjera në vendet e lindjes.

Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të kryeministrit Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Indi ishte edhe ajo për emigrantët, ku indianëve do t’u mundësohet që të punojnë në mënyrë periodike në Greqi.

Marrëveshja u nënshkrua dje dhe do të hyjë në fuqi sipas parashikimeve në prill të këtij viti, gjë që do t’u mundësojë indianëve të nisin ardhjen për punë sezonale gjatë verës në Greqi, kur edhe është kulmi i sezonit turistik.

Gjatë viteve të fundit Greqia ka patur mjaft probleme për shkak të mungesës së emigrantëve shqiptarë, të cilët janë larguar për në Gjermani ose Angli duke lënë bosh mijëra vende pune në shtetin grek.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë formula e zgjidhjes për indianët pasi vendet janë shumë larg dhe askujt nuk ia leverdis të vijëpër një kohë të shkurtër për punë dhe të kthehet në Indi sipas mediave greke.

4 Komente

  1. E
    Erdogan

    Ata qe ikin nga cilido atdhe per fat te keq edhe te vetequajturit Skiptare ne Angli apo Germani nuk do quhen te tille per brezat e ardheshem. Sa u kthyen nga Kostantinopoli Genitceret e turqizuar dikur Epirote Greke aq dhe keta qe shkojne ne Veri te Evropit. Natua dhe me qarte Anglosaksonet qe stolen nga Refugjatet apo dhe Emigracioni "Legal" e ka mendjen te Lufta Civile midis Rusise dhe ish Nova Rusia (sot Ukrahine). Ne vend qe te ndihmojne vendet e Evropes Jugore Ilyrine dhe Epirin historike po investojne ne nje vend pustues,barbarebsi Turqia. Dhe keta Imperialiste flasin per "Te Drejtat e Njeriut"!

    Përgjigjjuni
    1. Trimi

      Daku, kur fillon shqip mbaroje shqip se kshu si shkruan ti vetem egjiptianet e lashte te marrin vesh.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Turku

      Erdogan! Me mir shkruaj turqisht, se kete shqipen tende se marim vesh

      Përgjigjjuni
      1. m
        meta

        Erdogan, shkruaj si di ti. Dhe aq sa di. Leri keta te tjeret qe te kritikojne. Se keta mburren se din te shkruajn. E ben namin. Jep mendimin tende dhe mos jep 5 pare. Keta kan mundesin te te anashkalojn. Ka edhe nga ata qe te kuptojn cfare do te thuashe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje