VIDEO/ Talat Xhaferi kap në flagrancë punonjësin e stacionit të policisë: Shko te vendi i punës, nuk ke punë këtu

24 Shkurt 2024, 14:50Rajoni TEMA
VIDEO/ Talat Xhaferi kap në flagrancë punonjësin e stacionit

Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka shkuar te qendra për dokumente në Tetovë ku ka kërkuar llogari nga kryeshefi i sektorit dhe personeli, pasi ka parë qytetarët në radhë duke pritur.

“Kush është shefi”, pyeti ai.


Pastaj me të hyrë në zyrë, kërkoi që të ketë organizim të punës. 

“Organizoni, që të mos mblidhen njerëzit”, tha Xhaferi.


Një komunikim të ashpër pati me një punëtor të stacionit të policisë, i cili ndodhej aty, siç tha ai për të marrë një dokument. Por Xhaferi i kërkoi të kthehej tek vendi i punës.

“Shko te vendi i punës, se ti nuk ke punë këtu…Ndëgjo ti, tash të kallzoj unë ty. Ti nuk ke punë zyrtarë këtu asnjë send, ti ke ardh këtu për të pirë kafe”.

“Mos kallxo probleme, problemet nuk dua t’i dëgjoj, ju jeni këtu për zgjidhje. Ju duhet të keni zgjidhje. Nuk duhet të presin gjithë ditën njerëzit këtu…Ju jeni këtu për ata njerëz, nuk janë ata për juve”, dëgjohet duke thënë Xhaferi.

10 Komente

  1. e
    emigranti

    Hahahaaaa, tani u kujtua Telati per gjendjen e administrates. Po Tetova ka qene katastrofe gjithe kohen. Ku ishe ti Telat?! Ata qe punojne aty jane votuesit tuaj. Te dhj3fsh4 mjekrren islamike, Talat! Te ta them ne gjuhen qe kupton ti: SIHKTER, se ca politikane te nivelit tuaj i mbajne shqiptaret ne prapambetje ...

    1. O
      Osmen

      Rri o emigrant bën mirë punën tënde ,mos e dëfto personalitetin tënd në këtë mënyrë ndërkohë mëson të tjerët çfarë duhet të bëjnë !

    2. R
      Realisti

      Bravo! Një kryeministër për të gjithë.

      1. I
        Infantil

        Bravo Talat. Ne fund te fundit kryeministri eshte nje menaxher qe duhet te siguroje qe te gjithe te punojne me rendiment

        1. K
          Koha

          Ja kjo eshte taktika politike alla shqiparqe! Kaq ulet e kaq primitivisht. Seose kero qelbesira keshtu e trajtojne popullin shqiptar.

          1. G
            Go West

            Urime zoti Kryeminister!

            1. P
              Patriot

              Po ky I gjati yne nuk di ku te shkoje perpare sepse e di qe do ti gjeje duke bere pazare per vjedhje. A ka ndenje ministri ne shqiperi qe nuk vjedhe?? Nqs po, shkruajeni ju lutem, ta dime te gjithe.

              1. D
                Dr

                Mungesë ideshë. Ky me Aliun e kanë sjellë këte tollovi Punëtorët s kanë ku ulen Ky solloratet kafeneve zyrave Turp Ditën e parë të punës me 3 vetura, theu ligjin dhe parkua në vend të ndaluar, për kafe

                1. L
                  Lukas

                  Cfare cirku! ????????

                  1. U
                    Unede

                    Po qfar injorance ësht kjo bre ky ësht veq një i shitur dhe duhet ti viej turp se qfar bën pse nuk shkon nkomuna maqedonase por shkoj tek komunat shqiptare o mjer pooulli shqiptar qfar udhëheqsa injoranta kan dhe të shitur edhe ske nevoj të bësh reklama por puno e puna flet veq edhe duhet të bësh për të gjith njësoj ligj duet të jet ligj leri kto reklama o i shitur dhe i mjer

                    Lini një Përgjigje