Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës .
Ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla tha se është identifikuar personi që e ka dërguar mesazhin për alarm dhe sipas tij pistat e hetimit të dërgojnë në Serbi.
Sveçla tha në një postim në rrjetet sociale se kërcënimi është i regjistruar në Serbi numri i celularit i përket shtetasit serb Lazar Zivkovic, kurse në disa profile të ndërlidhura me këtë numër është gjetur fotografia të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladic.
Ministri tha se institucionet e Kosovës po e trajtojnë rastin me prioritet të lartë dhe theksoi se do të kërkohet mbështetja ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas alarmit të rremë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ishte planifikuar të mbahej ditën e shtunë në ora 11:00, por u shty për në orën 20:00 pas paralajmërimeve për shpërthim të një bombe brenda ndërtesës.
Deputetët dhe mediat prezente u evakuuan nga Policia e Kosovës, e cila më vonë konfirmoi se alarmi ishte i rremë.. Seanca e 42 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi, kurse seanca e radhës është parashikuar të mbahet ditën e hënë në orën 11:00.
Pse o Xhelal thue at qe ne e dijm? Po Serbia ta ka dergue, por ti cka do bosh? Pyte Kurti e na thuj. Mos harro boji te fala Gervalles dhe Kusarit, se pa kto nuk do mundim asasi Serbien.
?????????
Ju kini 6 muaj pas zgjedhjeve , që nuk krijoni dot qeverinë , o idiota . Edhe për këtë fajin Sërbia ja u ka ? Ikni pirdhuni se nuk jini për shtet juve , nuk dini të qeveriseni .
pikerishte ,ky eshte qellimi i Kurthit ,ktij surrati te dyshimt shqiptari ( Bajg e Shtypur ) ,ti japi Botes kte "Mesazhe" ,te shpikur ne vitet 1920 nga serbet se ;Shqiptaret nuk bejn dot Shtet ,pasi cfar nNdertonte Shqiptari diten- Armiqt e Kombit tone e prishnin Naten - dhe kur s'barthe dita -drejtonin gishtin nga Shqiptaret -duke i then Botes : Kta s'ndertojn dot Shtet ! E turpeshme ,qe Patriotet Shqiptare i lejojn vet kto hapsira per interpretime , duke mos reaguar si e kur duhet .
Sonte dua ta falenderoj tv Dukagjini qe ma hoqi dilemen se kujt i ngjane sfeklla dhe kurrci, i pari edhe me figure edhe me pune mu duk si dragolub staniqhiqi instruktori i nazim bllaces, kurse kurrci me ftyre po si po kopja e nazim bllaces por edhe siq shifet po i vazhdon planet e bllaces me staniqhiqin,prandaj tash po e kuptoj edhe me mir pse kurrci i ka punesuar mbi 700 udbash ne qeveri e cila duhet te jet e kosoves por ja qe sipas fakteve bllaca nuk eshte i vetem tash jan dy trupa nje shpirt te cilin e mbane gjalle stanishiqi, rroft vetvendosja staostallna.