Zgjedhjet në Kosovë, KQZ tregon sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

28 Dhjetor 2025, 12:03Rajoni TEMA
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ tregon sa ishte pjesëmarrja deri në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte 8.48%.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq - vetëm 0.08%. Në Prishtinë, deri më tani, votuan mbi 10% e qytetarëve.

“Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 165 mijë e 404 votues apo 8.27% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues. 

Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 93% e vendvotimeve, kishin votuar 8.58% apo 169,650 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 votues”, tha kreu i KQZ Kreshnik Radoniqi.

Lini një Përgjigje