Zjarret masive në Athinë shkaktojnë viktimën e parë, 60-vjeçarja gjendet e djegur në ambientin e punës

13 Gusht 2024, 09:24Rajoni TEMA
Zjarret masive në Athinë shkaktojnë viktimën e parë,

Një grua është viktima e parë e zjarrit masiv që është duke shkrumbuar prej tre ditësh verilindjen e Athinës.

Gruaja, e cila  punonte në një dyqan artizanati në Patima Chalandriou, mbeti e bllokuar në godinën që u shkrumbua plotësisht nga flakët.


“Humbëm shoqen Nadia, humbëm një mike dhe kolege shumë të mirë”, tha për ERT një fqinj i biznesit.

Nga ana e tij, pronari i biznesit tha “si nuk u largua, nuk e kuptoj. Ajo ka punuar për mua për 20-25 vjet. Unë kam 13-14 punonjës, shumica e tyre ishin larguar se nuk kishin punë. Edhe unë jam i humbur, nuk di çfarë t’ju them, po ashtu jam i habitur nga ajo që ndodhi”.

Informacionet e transmetuara nga SKAI thonë se trupi i gruas është gjetur i djegur në banjën e biznesit ku vlerësohet se ka tentuar të gjejë strehë kur ka kuptuar se zjarri në pallat ishte përhapur.

Dy nga kolegët e saj që ndodheshin në ndërtesë kur shpërtheu zjarri mësohet të kenë përshkruar se “ne pamë flakët dhe filluam të vrapojmë, u hodhëm mbi një gardh. I thamë “hajde hajde” dhe ajo tha “dua të bëj një telefon”. Nuk mund të bënim asgjë tjetër”.


Sipas informacioneve të tjera, gruaja fatkeqe është mbi 60 vjeç , e huaj dhe punonte në artizanat pranë varrezave të zonës, në rrugën Anapauses. Në momentin e rënies së zjarrit, të gjithë punonjësit e kompanisë janë larguar nga godina dhe gjatë numërimit është vënë re mungesa e saj, por nuk është bërë e mundur gjetja e saj.

2 Komente

  1. G
    Gerk i paster nga syria me dy baballar

    gjakddhjerve po i digjet bitha ..vai ka....in gjakdhjere

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...he zot c'na gjeti me debilet...

      Te shkerdhefsha robt dhe u pervelofsh me gjithë cke, shkofshi ne djall të gjithë ju turkqener.yyyyyyyy vrrome barkthare që mbushe zorrën me bukë dhe tani mallkon

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje