Shqiptarët e Luginës së Preshevës dalin në protestë kundër qeverisë serbe

12 Gusht 2024, 14:20Rajoni TEMA
Shqiptarët e Luginës së Preshevës dalin në

Banorë shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë protestuar të hënën për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

Ata protestuan në Bujanoc duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, si dhe pankarta me mbishkrimin “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”.

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

Protesta u thirr të shtunën nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në Facebook, nën sloganin “Për identitet dhe dinjitet”.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janëpakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

“Beogradi vazhdon me avazin e vjetër, t’i trajtojë shqiptarët si armiq, si popull të rendit të dytë, i cili nuk meriton pjesëmarrje institucionale. Ka vazhduar me diskriminim duke mos i njohur diplomat, dhe me mosintegrimin dhe me pasivizimin”, tha Kamberi.

Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet serbe të 17 dhjetorit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për, siç tha, ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Ftoj Qeverinë që të fillojë në mënyrë urgjente dhe të pakushtëzuar në realizimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet e nënshkruara, mbi të gjitha ftoj bashkësinë ndërkombëtare të reagojnë sa më shpejt për ta ndërprerë aparteidin dhe diskriminim klasik, sepse që nga marrëveshja e Konçulit 2001 e deri te plani 7 pikës 2013, ne kemi pasur besim jo në Beogradin, por në vlerat demokratike perëndimore”, tha Kamberi.

2 Komente

  1. P
    Presheva

    Dhe protesta e shqiptarëve pikërisht kto ditë ku beogradi dhe gjithë sërbija vlon nga protestuesit serb që kërkojnë largimin e vuçiç, si koiçidenc e madhe djket mendoj unë. Njësoj me urën në mitrovic që kurti dëshiron t’a hapë, ky që po bën pikërisht atë që do vuçiç gjithçka vetëm dialog jo. E more al-bin je bër si saliu dikur bënte të kundërtën e asaj që thoshte, saliu i fuste një deklarat tallava alla patriotike dhe kosovarët çmendeshin pas tij kursd ai vazhdonte pazarin me serbët. Al-bini kopje e saliut është shkon ku shkon vetëm pëtçarje mbjell dhe shif kosovarët jargaviten pas tij që vetëm hajri s’ju pa ktij palokryeministri. Keq me Shqipërinë keq Amerikën keq me Europën vetëm se me greqin e vuçiçin dhe vmron e maqedonisë (parti maqedone e deklaruar kundër shqiptarëve) i ka punët top.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Pikrisht ne diten kur Presheva proteston qeveria e kosoves nxjerr nje magar te semur psiqik siq eshte ky far kurrteshi dhe deklaron se proteston per rastin Dehari! Kunder kujt proteston ky o zot, po zotni Dehari çfar ban aty se kam te çarte si e lejon kete loje me rastin e tbirit, po nejse ai e di vet,por une do doja ta dije se si ka mundesi qe pikrisht sot kur Presheva proteston qeveria kurrci organizon proteste kunder vetvehtes, spektakel i ndyre vetem sa per tu paraqitur pak para mergimtareve dhe per ta nxjerre pak kurrteshin para disa mediave sepse ka kohe qe shqiptaret nuk e kan degjuar te flet perqart,turp qe vetem ne qenefin e quajtur VV-c e gjen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje