Analistët në Maqedoninë e Veriut thonë se autoritetet shtetërore, institucionet arsimore dhe komuniteti fetar duhet të veprojnë për luftuar ekstremizmin fetar. Sipas tyre duhen identifikuar personat e prirur për dhunë apo pjesëmarrje në akte terroriste siç ishte rasti me një 19-vjeçar në Vjenë të Austrisë, prindërit e të cilit kishin origjinën nga Gostivari. Sipas analistëve, duhet bërë më tepër për riintegrimin e të kthyerve apo të burgosurve për pjesëmarrjen e tyre në luftërat e vendeve të Lindjes së Mesme.
Shoqëria civile në Maqedoninë e Veriut është angazhuar në procesin e riintegrimit të personave të rikthyer nga luftërat në Lindjen e Mesme.
Por, siç vëren Samet Shabani i njërës prej orgnizatave joqeveritare, procesi nuk është treguar aq i sukseshëm. Rastin e fundit në Vjenë ai e shikon si rezultat i një krize të identitetit dhe të mospërshtatjes me ambientin në vendet e Perëndimit ku kanë lindur dhe jetojnë ata persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni.
Ai e quan këtë gjendje alarmante, ndërsa sugjeron që sistemi arsimor dhe bashkësitë fetare, si në vendet prëndimore ose këtu në Maqedoninë e Veriut duhet të bëjnë shumë më tepër për shmangien e atyre njerëzve nga tendencat e radikalizimit.
”Puna e bashkësive fetare, narracioni që krijohet nga bashkësitë fetare ndër vite ka të bëjë shumë me këto situata të cilat ne sot kur ballafaqohemi me këto lloj konsekuencash, ku një i ri pretendon se mund ta fitojë parajsën duke ua bërë jetën ferr të tjerëve”, thotë zoti Shabani.
Analisti Selim Ibrahimi, njohës i çështjeve të sigurisë e shikon ngjarjen e fundit në Austri si një kërcënim ndaj jetesës moderne në përgjithësi. Ai vlerëson se celulat e heshtura të organizatave terroriste kanë aftësi për kryerjen e akteve terroriste:
”Rritja e radikalizmit mund të bëhet nga grupe individuale dhe të vogla. Andaj duhet bërë shumë punë nga organizatat fetare të komunitetit shqiptar në shtetet e BE-së, si hapa për të ulur këtë forcë të radikalizmit që ka filluar. Ajo që duhet bërë është që në mësimet fetare feja të praktikohet dhe të përdoret si formë e individit për t’u lidhur jo me organizatat fetare ekstremiste por për qëllimin që e ka fej”, komenton zoti Ibrahimi.
Qindra shtetas të Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit i janë bashkuar Shtetit Islamik. Një pjesë e atyre që u kthyen u dënuan me burg, por politika e riintegrimit të tyre nuk u tregua mjaft e suksesshme.
Samet Shabani vëren se radikalizimi i kësaj kategorie personash zë vend edhe nëpër burgje.
”Disa nga ta tashmë janë kthyer, disa e kanë përfunduar vuajtjen e burgut dhe tash një ballafaqim tjetër të cilin e përjeton shoqëria dhe institucionet publike është radikalizimi i mëtejshëm, qoftë në periudhën e burgut dhe atë pas burgut. Hapat që janë ndërmarrë për procesin e riintegrimit të këtyre rasteve janë relativisht të dobëta. Nevojitet një qasje shumë më efikase sidomos nga institucionet publike”, thotë Shabani.
“Mendoj se shqiptarët kanë një zgjidhje këtë radikalizëm andaj mënyra e vetme është predikimi i fejës si mënyrë për të ecur përpara dhe jo për të dominuar dhe bërë akte terrorizmi në BE ose në vendet tjera”, thekson Ibrahimi.
Analistët mendojnë se radikalizimi apo rekrutimi i të rinjve bëhet shumë më tepër nëpërmjet rrjeteve sociale sesa nëpërmjet bashkësive fetare.
Megjithatë, me ligjin për dënimin e atyre shtetasve të përfshirë në ushtritë dhe luftërat e huaja dhe me dobësimin e Shtetit Islamik, vlerësohet se numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut në organizatat terroriste të Lindjes së Mesme është ulur dukshëm në këto vitet e fundit.
ne kete rast ky eshte maqedonas turk po te fitonte ndonje medalje do ishte shqiptar
Keta idiotet duhen fshire nga faqja e dheut, aq me teper qe jane shqipfoles.
muslimanet duhen debuar nga evropa
Tani që the ti, do ta bëjmë. Ik vazhdo ha kos tani.
Të mos thonë të paktën se janë shqiptarë. Fundja çfarë i lidh këta me shqiptarinë?!
Si nuk lidhen?!!‘ kur shqiptaret si shumice islamike nje mendim ndajne…vrasjen e kaurrit( jobesimtarit) . Ju akoma sot ne shqiperi joislamiket i quani kaurr…ashtu si ju ka mesuar turku. Ku degjohet kjo ne bote perveç ne shtete qe drejtohen nga sheriati! Po me forta kur thoni; ne kemi tolerance fetare, s‘mirremi me fe! ????
O qelbanik qe perhap propagande serbo-greke. Ti vetem shqiptar dukesh qe nuk je. Kur eshte vrare ndonje nga feja ne Shqiperi?Apo jeton ne manastiret e papuse qe te fut shiringen me keto lloj perrallash?O je me ilaçe se te eshte bere mendja bythe o je i paguar per te bere keshtu lloj komentesh. Ju keni si qellim perçarjen. Maskarenj te ndyre!He tema, bejini prape censure komentit tim.