Haradinaj për Kurtin: Ka financime të dyshimta, transaksione prej Serbisë!

11 Gusht 2024, 11:31Rajoni TEMA
Haradinaj për Kurtin: Ka financime të dyshimta, transaksione prej

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i ndalur pensionet për luftëtarët shqiptarë. Sipas Haradinajt, historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”.

Kreu i AAK-së insiston se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, teksa përmend, siç i quan ai, dëmet që i ka shkaktuar Kosovës.

Haradinaj ka kritika edhe për lënien e minatorëve pa paga tash e tre muaj, ndërsa kërkon që Kurti të ndëshkohet përmes votës.

“Kurti i ka prishur marrëdhëniet skajshmërisht me Shqipërinë, i ka ndalë pensionin luftëtarëve nga Shqipëria që ka kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, me arsyetimin që e merrni pensionin e Shqipërisë. Kurti nuk ka lenë asnjë element që do t’i forcojë shqiptarët pa i dëmtuar. Vetëm shikoni ka shkuar në Paris me të gjithë situatën e vet a me ato shpenzime ka mundur të paguajë pagat e minatorëve të Trepçës. Para katër vitesh e ka gjetur me status të zgjidhur kurse tani i ka lenë pa paga. Kurti na ka lanë pa status energjetik. Në Kosovë ka vetëm një detyrë për të gjithë ne që e duam vendin është ndryshimi, pra me votë me largu një kryeministër që është i rekrutuar i Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se zyrtarët qeveritar kanë kërkuar nga Serbia që ta dinë numrin e saktë të ish-ushtarëve të UÇPMB-së.

“Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj, teksa kritika ka edhe për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore. Këtë, Haradinaj e quan torturim.

“Ai i ka torturuar prindërit me tekste shkollore, me tekste falas i ka detyruar me i ble, ka fëmijë që kanë mbetur gjithë vitin pa tekste. Si po i trajton mësimdhënësit, policën po i poshtëron në mënyrën më të keqe me orare të gjata. Ne dikur kemi pasur pagën minimale mesatare më te lartën se rajoni, sot Shqipëria po shkon me pagën minimale 900 euro, Kosova ende e ka 170 euro. Më tregojnë sindikalistët se përpara jemi kërkuar me statusin tonë jemi krenuar ndërsa tani kudo qe shkojmë jemi ulët dhe na shohin sikur viktima”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa vizitat në Ujman, Haradinaj i quan tendencë për t’i mashtruar qytetarët përmes një video. Vendimet e Kurtit për Haradinajn janë mision, teksa insiston ta quajë si i rekrutuar nga Serbia.

“E gjithë kjo mungesë e parasë e detyron njerëzit të lëshojnë vendin. Historia do ta njohë si njeriun që e ka rekrutuar armiku. Mashtrimin e ka armë, me mashtrim mundohet me mbërri. Shkon në Ujman më shumë policë se ata që lahen aty, shkon ne veri me pi kafe sheh më shumë policë sesa njerëz. Për një video mundohet me i mashtru qytetarët, po ta donte veriun do t’i donte minatorët, Trepça është fuqia jonë, ky nuk e përkrah por e bënë një fotografi në Ujman. Sjellja e tij nuk është padituri por është mision i tij sepse është i rekrutuari i Serbisë”, u shpreh Haradinaj.

11 Komente

  1. L
    L.Xh

    Ramusho, na çave trapin. Po je burrë, vërtetoji këto që thua çdo ditë, dhe çoje Albin Kurtin, para drejtësisë si tradhëtar të popullit shqiptar. Po nuk i vërtetove, janë llafe pazari, dhe populli do të thotë që Ramushi pjerdh me gojë e flet me bythë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Punetori

      Sakte fare ! Albin Kurti eshte ne unison me Sali Berishen . Te dy jane te rekrutuar nga Serbia dhe kane per qellim e detyrë te shkaterrojne kombin Shqiptar .

      Përgjigjjuni
      1. m
        muti dhe kaka

        Mush hajridinaj,vazhdon te lehe matane gardhit,sipas mides se tij prej katundari,pa kerkuar asnjehere zgjedhje te reja,ne kete katrahure te rrezikeshme,qe e ka katandisur turkoshaku al-binKospven.Thote mender opozita,qe jemi me perendimin,por ne fakt jane me al-binin,kunder perendimit,qe i ka vajtur durimi ne limit,nga marrezite e ketij kllouni turkoshak.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te fala nga Tirana Rramush, bravo per kurajon

          Rramush, nese doni me e qit cullak Kurtin dhe klanin e VV, kerkoi tan opozites te bashkohen e me nji za te kerkojne referendum per bashkim se Shqiperine ose me Serbine. 40% do kerkojne bashkim me Serbine, kjo asht gjendja e mjere sot ne Kosove, antipatriotike dhe antiamerikane. Nje referendum i tille do tju ndihmon ta njihni njani tjatrin atje ne Dardani. Ne ju presim me krahe hapun ne Shqiperi, mbi 80% e shqiotareve dun bashkimin kombetar. Ata rrethe 20% jane falangat e Saliut qe i bajn yzmet shkjaut pa e dit, vec Saliut qe e din mire ket fakt.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Ketu zotni Haradinaj ka plotesisht te drejte pasi anulimi i pensioneve per ish ushtaret e uçk-s nga shqiperia dhe ne anen tjeter futja ne keto lista te ish udbasheve te serbise me ban ta mbeshtes Ramushin, poashtu kur shef se si ish udbash e spiuna te serbise sot i kemi ministre,zvministra, drejtor te shum organizmave, kryetari i KQZ-s e deri tek mender presednike osmanka dhe e fundit prishja e marredhenieve me shqiperine e ne anen tjeter kinse po kundershton serbine eshte rejet e dyshim, pastaj perndjekja e ish pjesetareve te uçk-s dhe kerkesa e listave per ish ushtaret e uçpmb-s jane vertet prova te mjaftueshme qe shqiptaret ta kuptojne se kurrci dhe kjo qeveri eshte ne sherbim te serbise per te vetmin qellim krijimin e serbosllavise.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Propagande bajate ne nje rajon qe nuk ka shtet.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dinjiteti

                Epo kjo ska buthe ku te shkoje,, O ramush e ke me te degjuar apo e ke sajuar vete,, Ti o rsmush ke pas lidhje direk BIsnesi me SHKITE,,apo harrove,, Te akozosh nje kryeminister dhe nuk jep nje fakt kjo eshte ZERRO PO ZERRO.. DHE JO BURR I MIR,,, SITUATA KERKON UNITET,,, DHE JO AKUZA FALLSA

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  ky turku haradini verteton vet se eshte vegel serbe, si gjithe muslimanet skipfoles.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Notari

                    Ti detari te duket vehtja i mencur por per mua je primitiv si ne konceptin fetar ashtu dhe etnik. Ne boten e civilizuar keto elemente respektohen dhe nuk gjykohen …

                    Përgjigjjuni
                  2. g
                    gaspër

                    E vërtetë e hidhur ....Albin Kurti do të mbahet mënd si përçares i shqiptarisë...

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      ppa

                      Sakte Gasper, edhe une ashtu mendoj; por cka thote Haradinaj, eshte jashte logjike normale; ja perse, edhe per shkak te deklaratave te tilla, partite opozitare ne Kosove, nuk arrijne te behen te besueshme; kujtoj nje deklarate te ngjashme te Haradinaj per Ramen... qe me pas ky e kaperceu /fali. Nuk drejtohet vendi me kapacitete te tilla intelektuale.....

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje