“Është qëlluar në këmbë, trup dhe në …”, dalin detajet nga autopsia e Faton Hajrizit

10 Gusht 2024, 16:14Rajoni TEMA

“Është qëlluar në këmbë, trup dhe në

Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Madje është thënë se fytyra dhe trupi i tij është dëmtuar në forma të ndryshme edhe pas vrasjes.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë që në ditën e parë kur në Insititutin e Mjekësisë Ligjore ka nisur t’i bëhet autopsia e 39 vjecarit.

Që në fillim është konstatuar se nuk ka dëmtim të trupit të Hajrizit përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes.

Portalimagazina.com merr vesh nga burimet e afërta me procesin e autopsisë, se Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup.

Në këtë rast hedhet poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje.

Burimet kanë treguar se tepër emocionues ka qënë momenti kur nëna është afruar të trupi i Fatonit.

“E puthi në ballë, bisedojke me të por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim, shkruan Indeksonline.

Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.

2 Komente

  1. t
    tony

    Lereni o gazecar se e bete hero se vrau dy njerez ne krye te detyres shtetetore ai po ishte ndeshur fhe me police te kosoves kur u arratis tete here nga burgjet e Kosoves ai do ti vriste siç vrau policet serbe.Shteti kosovar dhe organet ligjzbatuese te burgjeve duhet te mbajne pergjgjesi dhe qendrim . Ai dihej qe do te vritej se cdo shtet po ti vrasesh 2 police ne krye te detyeres dihet qe do te te vrasin mecfo kusht dhe mird ja bene

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Kreu krim dhe mori reston.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje