Konsumimi i shpejtë i fazave drejt hapjes së urës së Ibrit dhe mbyllja e degëve të Postës Serbe që operonte ilegalisht në veri ka bërë që të ketë një front të ri përplasjeje mes pushtetit dhe ndërkombëtarëve.
Këto lëvizje në veri të vendit mund të ndikojnë në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe me masa të reja ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.
“Reagimet ndërkombëtare janë të vazhdueshme e po ashtu këto reagime sigurisht do të prodhojnë pasoja, edhe ashtu jemi nën sanksione të Bashkimit Evropian e po ashtu rruga e Kosovës për Këshill të Evropës e organizata të tjera ndërkombëtare është penalizuar si pasojë e këtyre veprimeve të njëanshme, të pakoordinuara dhe të painformuar sidomos ndaj partnerit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha politologu Fidan Ukaj.
Fakti që ura është e hapur për këmbësorë dhe nuk ka pasur incidente është dëshmi se nuk mund të ketë rritje të tensioneve.
“Të hapet apo të mos hapet aty nuk ka diskutim duhet të hapet sepse thjesht urat janë për bashkim. Tash e 25 vite ajo urë qëndron e mbyllur për automjete kurse qarkullimin e lirë të qytetarëve e ke dhe ajo çfarë është më e rëndësishme nuk e ke asnjë incident etnik”, tha eksperti i sigurisë, Arben Dashevci.
Megjithatë, për hapjen e plotë të urës së Ibrit kërkohet koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe të mos paraqitet si ndonjë triumf.
“Në aspektin e sigurisë kurrë nuk ka qenë më e përshtatshme që kjo urë shumë e famshme të hapet por nëse hapet dhe kur do të hapet këtë ne nuk e dimë por vetëm le të hapet pa ndonjë pompozitet, le të hapet dhe të jetë në koordinim me aleatin tonë të përhershëm me SHBA dhe aleatët strategjikë nga Bashkimi Evropian”, shtoi Dashevci.
Ura e Ibrit është mbyllur në vitin 1999 kur Mitrovica ende ishte e pandarë. Krijimi i komunës së Veriut shfaqi nevojën që çështja e hapjes së urës të bëhet pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Ura është brenda territorit të Kosovës, shtet i njohur tashmë. Nuk kanë punë perëndimorët në këtë çeshtje. Ah po . Nqs janë pjesë e pazareve të fshehtë për t'ja dhenë Serbisë, ashtu si dikur thoshte Hashim Thaqi - ndërrim territoresh. Shqipëria është copëtuar dikur nga fuqitë perendimore dhe prapë synohet një gje e tillë. Qeveria e Kosovës është në te drejtën e Saj, të rregullojë punët brenda Shtepisë vet siç ajo mendon më se miri. Të kuptohet qartë dhe pa ekuivoke nga çdo ndërkombëtar e te brendshëm tradhtar se : - koha e Serbisë në Kosovë ka marrë fund përgjithmonë !
Cfare kane nderkombetaret qe nuk e keshillojne hapjen e ures ? Dhe nese nuk e keshillojne per tani, kur duhet te hapet kjo rruge brenda territorit te Kosoves ? Per hapjen e saj nuk kane tager kosovaret, por sipas nderkombetareve kete tager e kane serbet !? Hajde merre vesh politiken e ketyre nderkombetareve ne drejtim te Kosoves ! Cfare frike kane keta nderkombetaret, se mos sulmoj Serbia ? Po Serbia e provoi ne 1999 dhe e pa se cfare fitoi. Por me c'duket sot nderkombetaret jane bere pishman per ate qe bene para 25 viteve, prandaj edhe sillen keshtu me Kosoven.
Pa koordinimin me Quintin Kosova eshte e mbaruar. Sanksione e tyre populli nuk i ndjen sepse nuk i prekin ekonomine familjare askujt. Prandaj Perendimi te haroje sanksionet, por te marre vendimin e duhur ashtu sic beri ne 1999 kur e cliroi Kosoven. Populli i VV nuk perballon dot modelin e demokracine perendimore. Ai don nje protektorat te perkohshem perendimor derisa te ndricohet dhe behet gati ti bashkohet Shqiperise. Nrdyshe fati i tyne do shkon keq e ma keq.
Sa i përketë Shtetëve të Quintitë ata e dinë shumë mirë se marrveshja është bër në vitin 2016 për hapjenë e Urls së Ibritë porë me që llimë nukë po e përkrahinë Qeverinë Kurti sepëse Kajnë Mashën pra Opozitën eKosovës Shtetet e Quintitë oër këtë Arsyje Është Problemi