
Agjencia e Avionit Civil në Maqedoninë e Veriut ka publikuar raportin për incidentin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit një javë më parë. Sipas raportit ekipet e sigurisë së aeroportit kanë vepruar në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe nëse do të vepronin ndryshe do të shkelnin ligjin.
Është publikuar raporti i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil në Maqedoninë e Veriut, lidhur me incidentin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Në raport shkruhet se Inspektorët kanë bërë një inspektim fillestar, ku është konstatuar se shërbimet e aeroportit kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat ndërkombëtare në këtë incident.
Sipas të gjeturave, presidentja e Kosovës kishte refuzuar kontrollet edhe në vitin 2022 dhe 2023.
“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie”, thotë raporti ndër të tjera.
Inspektorët kanë theksuar më tej se: “Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”.
Incidenti i një jave më parë në aeroportin e Shkupit ka sjellë reagime të ashpra të Presidentes së Kosovës, e cila ka thënë se ekipi i sigurisë së aeroportit ka shkelur standardet ndërkombëtare kur kanë tentuar t’i marrin me forcë celularin.
Bravo Kimete Berisha! Kjo belacore vetem konflikte mund ti hape Kosoves
Bravo Kimete Berisha! Kjo belacore vetem konflikte mund ti hape Kosoves
Nuk mund të hyjnë eskorta në shtet tjetër të armatosur aq më tepër te zona VIP prandaj mos hani m*t kot o injorantë.
Kjo policja e kosoves ca kishte ne cante qe se nxirrte dot.budallja mos ka pas noj deze bari aty✋️✋️
Idiote klasi kjo Dosa Osmani. Qenka qejflie ti fusin duart policët. Apo mos e di veten edhe presidente të Maqedonisë kjo..
Vizita e Osmanit ishte private dhe jo shteterore. Ishte me 2 vajzat e saj dhe eshte trajtuar si cdo qytetare tjeter qe kontrollohet ne aeroportet nderkombetare. Do ndryshonte puna qe edhe sikur vizita ishte private te lajmeronte paraprakisht organet e sigurise se ishte ne vizite private dhe ne kete rast do kishte nje trajtim pak me te vecante se nje qytetar i zakonshem, por keta koke katroret bejne si ju thote koka dhe jo si jane rregullat nderkombetare.Sigurisht do krijojne incidente.