Vulin: E kam këshilluar Vuçiçin të jetë vigjilent, i rrezikohet jeta

12 Gusht 2024, 16:02Rajoni TEMA
Vulin: E kam këshilluar Vuçiçin të jetë vigjilent,

“Presidentit serb Aleksandar Vuçiç i rrezikohet jeta pasi ka refuzuar të mbështesë vendet perëndimore në konfliktin në Ukrainë”. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i sanksionuar nga SHBA, Aleksandar Vulin në një intervistë për median ruse, Ria Novosti.

Vulin tha se autoritetet serbe janë të shqetësuara për sigurinë e presidentit, pas tentativave për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Pas tentativës për vrasje ndaj zotit Fico dhe më vonë Trumpit, i thashë Vuçiçit të ishte vigjilentë”, tha Vulin, teksa shtoi “kjo ndodh sepse të gjithë liderëve që bëjnë thirrje për një zgjidhje paqësore për Ukrainën, u ndodh diçka”.

Serbia, një aleate tradicionale e shtetit rus, ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë ose të mbështesë politikat e SHBA-së për Kievin.

Brukseli nga ana e tij ka këmbëngulur se aspirata e Beogradit për t'u bashkuar me BE nuk do të realizohet nëse nuk ndryshon kursin e saj në politikën e jashtme.

 

1 Komente

  1. R
    Rrak Dërri

    Degjojeni kete lakuriq nate se nuk ha muti kot...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje