Zv.kryeministri: Artan Grubi fshihet në Shqipëri, u arratis me një makinë diplomatike

19 Dhjetor 2024, 17:41Rajoni TEMA
Zv.kryeministri: Artan Grubi fshihet në Shqipëri, u arratis me

Zv.kryeministri për Politikat dhe Sundim të Mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetai, thotë se Artan Grubi fshihet në Shqipëri pasi u arratis përmes Kosovës me një makinë diplomatike.

Fetai, i bëri thirrje ish-zv.kryeministrit që ta mbajë fjalën dhe të rikthehet në Shkup për t’u përballur me drejtësinë.

“Po, Artan Grubi është arratisur! Është arratisur me një veturë diplomatike përmes Kosovës dhe në bazë të informatave që i kemi ai gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje Artan Grubit që të kthehet.

Në vendin tonë si në çdo vend demokratik vlen prezumimi i pafajësisë derisa nuk është dëshmuar e kundërta, ndaj shfrytëzoj rastin edhe njëherë ti bëj apel ish-zv/kryeministrit Grubi që ti qëndrojë fjalëve të tij, të mos ikë nga drejtësia, të kthehet në vend dhe të dëshmojë atë që ka për të dëshmuar për aktakuzën që i është ngritur”, u shpreh Fetai për A2.

Më tej ai pranoi se nuk ndjen aspak gëzim për faktin se një shqiptar, pavarësisht ndasive politike, po akuzohet për korrupsion dhe është shpallur non-grata nga SHBA.

“Unë besoj që lajmet e ditëve të fundit në lidhje me futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane janë lajm i keq për rajonit, janë lajm i keq për shqiptarët. Por megjithatë konfirmojnë atë gjë që është thënë nga atëherë opozita, tani qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, nga ambasadorët e vendeve mike dhe partnerëve strategjikë të RMV-së, që në vendin tonë ekziston një epidemi korrupsioni dhe pandëshkueshmëria është kthyer në normë për shkak të ndikimeve politike në sistemin e drejtësisë”, tha Fetai.

Pavarësisht keqardhjes që shprehur, Fetahi nënvizoi se Artan Grubi në veçanti, por edhe BDI kanë shfrytëzuar pushtetin dhe ndikimin mbi drejtësinë për të ndihmuar një antishqiptar si ish-shefi i Shërbimit Sekret të RMV-së, Sasha Mijallkov.

“Arsyeja përse ish-zv/kryeministri Grubi është futur në listën e zezë, është sepse ka ndikuar drejtpërsëdrejti në sistemin e drejtësisë, përmes një gjykatësi shqiptar, i cili në mënyrë sistematike e ka organizuar vjetërsimin e lëndëve të ish-shefit të Shërbimit Sekret në vendin tonë, Sasha Mijallkov, një anti-shqiptar i përbetuar, njeri përgjegjës për raste të montuara politike kundër shqiptarëve dhe njeri kundër linjës pro-europiane të vendit. Pra BDI ka ndihmuar interesat thellësisht anti-europiane dhe anti-amerikane”, deklaroi ai.

7 Komente

  1. T
    Trimat Lepuj lagrohen ne drejtim te paditur !

    Te gjithe ata qe kerkohen nga Drejtesia , panvareishst se nga cili shtet... sote ata qe gjoja fshihen diku ku ju jepet mundesi...Por nje dite ata ose dorezohen vete ose kapen nga Organet e Drejtesise.. Sa plehra jane keta edhe bejne gabime thyhejne Ligjet ne jane fuqi te shteteve ku jetojne.... pastaj largohen si Lepuj.... por harojne se keta ska vrime miu ku te futen...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant

      Filluan qent e VV te akuzojn ata qe dhe me shum te drejta shqiptareve te maqedknis Eshte e njejta parti vegel serbe qe do me cdo kusht qe te denohen ata qe ua dhan lirin

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Perfaqesuesit Shqiptar ne Qeverine e sotme te Maqedonise jane aleatet e Albin Kurtit, qe jane bashkuar ne axhende Pro-Ruse. Kjo ishte aresyeja pse BE i nderpreu zhvillimet e Maqedonise per anetaresim, aprovoi vetem Shqiperine, te ciles i ka hapur dhe do vazhdoj ti hape kapitujt nje nga nje.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Labeati

        Shume mire dhe te mirepritet tek ne

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nena Shqiperi i mban fmijt e saj n'gji

          I lumte . Nqs s'ka tradhetuar shqiptaret ka dyert e hapur ne cdo kohe ne Shqiperi . Brenda Atdheut te tij eshte dhe mes vllezerve shqiptare . ju shkerdhefshim M.V

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lepuri trim I Lushnjes

            Mire ka bere! Te strehohet tek K8! Te behen 5!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlesht ka thone njona ...

              "O Nona Shqiperi... Ky tipi ndoshta s'ka tradhetuar, por eshte batakci! Pra s'ka nevoje per "nqse"! Nese vijojme ky ka bere batakcilleqe qe demtojne njerezit , qytetaret, shqiptar apo maqedonas, per prerje ne bese ndaj sigurise se Amerikes,sepse I ke dhene fjalen! Nongrata nuk i eshte akorduar per "tradheti", por per maskaralleqe te tilla si korrupsion, abuzim me pushtetin, spiunllek, etj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje