A e dini çfarë e bën të dëmshme cigaren?  

28 Mars 2022, 12:11Shëndeti TEMA


 A e dini çfarë e bën të dëmshme cigaren?  

Nëse ju pyesin se çfarë e bën të dëmshme cigaren, cila do të ishte përgjigjia juaj e parë? Me siguri përmbajtja e kimikate të dëmshme, por çfarë e nxit çlirimin e tyre? Cili është roli i nikotinës- përbërësit më të njohur të duhanit- a është vërtetë e dëmshme?

Këto pyetje kanë marrë përgjigje falë provave të shumta shkencore, që drejtojnë tek një proces i vetëm, i cili në fakt është dhe gjeneruesi i të gjitha kimikateve të dëmshme: djegia. Djegia është pikërisht ajo që gjeneron tymin, me të cilin çlirohen rreth 6 mijë kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara shkencërisht se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.

Përsa i përket nikotinës, edhe pse shkakton varësi, nuk është shkaktar kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Duke u nisur prej këtyre dy gjetjeve të rëndësishme, shkenca ka punuar intensivisht përgjatë dekadave të fundit për të krijuar alternativa që të përcjellin nikotinën, por duke reduktuar ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme.

Si një mënyrë për të shmangur procesin e djegies, qindra shkencëtarë nga e gjithë bota kanë punuar për të sjellë produktet me ngrohje. Kjo kategori e re e alternativave pa tym funksionon duke ngrohur fijen e duhanit në temperaturë të mjaftueshme sa për të çliruar nikotinën pa çliruar tym, por aerosol.

Testimet e shumta shkencore, kanë treguar se produktet me ngrohje e reduktojnë emetimin e kimikateve të dëmshme deri në 95%, duke u konsideruar kështu si alternativë me risk të reduktuar për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.

Një tjetër kategori e alternativave pa tym, janë cigaret elektronike, të cilat gjithashtu nuk çlirojnë tym, por avullojnë një lëng që përmban nikotinë.

Përballë riskut që paraqesin cigaret tradicionale, produktet me risk të reduktuar po shihen si një alternativë shpresëdhënëse nga ekspertët e shëndetit publik nga e gjithë bota, të cilët në forumet e reduktimit të dëmit, po bëjnë thirrje publike për pranimin e këtyre alternativave si metoda efektive, duke i implementuar ato në strategjitë e reduktimit të dëmit të cigareve.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "A e dini çfarë e bën të dëmshme cigaren?" jooooooo!! ndoshta pluhuri i ambientit që thithim nëpe¨rmjet cigares së ndezur??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje