28-29 Nëntori, shqiptarët “shtegtojnë”

27 Nëntor 2024, 21:10Sociale TEMA
28-29 Nëntori, shqiptarët “shtegtojnë”

Me ardhjen e festave të 28 dhe 29 nëntorit, shumë individë, kryesisht nga administrata, zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit.

Katër ditë pushime të pandërprera, së bashku me fluturimet low-cost, kanë bërë që një numër i madh shqiptarësh t’i kalojnë festat në destinacione të ndryshme.

“Arsyeja kryësore është se kanë kanë 4 ditë pushim, dhe e shftytëzojnë për të vizituar një destinacion ë tri për të kaluar kohë me familjet e tyre. Kërkesa është gjithmonë në rritje vit pas viti duke qënë se Shqipëria ofron shumë linja direkte me qytete të rëndësihme të Europër me linja fluturimi që në përgjithësi janë loë cost,” shprehet Fjorinda Zani, operatore turistike.

Vendet më të preferuara, sipas raportimeve nga operatorët turistikë, mbeten Italia dhe Rumania, por edhe vendet nordike, ku numri i fluturimeve ka pësuar rritje.

“Kemi pasur goxha kërkesa, veçanarisht Italia dhe Turqia, por ngelen mbrapa dhe vendet nordike siç janë Malmo dhe Kopenhagen,” tregon në të tjera Zani.

Një faktor tjetër që duhet përmendur është zhvlerësimi i euros, që i ka bërë më të lira paketat turistike jashtë vendit.

1 Komente

  1. L
    Lani

    Lironi Saliun ju nga Burgu Shtepise,dhe ku mos Ikin Shqiptaret.Vend Muti me Njerez Muti.Kane te drejte Serbet kur thone:Shqiptaret asnjehere nuk dine te bejne Shtet,dhe kjo eshte e Vertete ne Fakt.Shtet Leshi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje