Nuk është një treg ambulant. Sendet e përdorura janë gjurmë e jetës së trishtë të Florida Shehut, vajzës 39-vjeçare e cila prej mëse 1 jave jeton në qiell të hapur. Ato pak mobilie dhe enë kuzhine, janë gjithçka që ka. Është detyruar t’i lërë të hapura në anë të rrugës, në një ambient që vështirë ta pranojë se mund të kthehet në strehën e saj, pasi u nxor jashtë nga apartamenti ku qëndronte me qira në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. “Në këtë moment i jam dorëzuar vetëm Zotit, atje gjej paqe”, thotë ajo.
Larg familjes, me vëllain e burgosur në Itali dhe prindërit në Amerikë me motrën, Florida na tregon se përfundoi jashtë pasi pronari i apartamentit nuk i pranoi të mbante një qen, të cilin e gjeti në rrugë.
“Kam parë që ata mbajnë vetë qenë në shtëpi. Qeni im s’ju bën keq askujt, sepse po rrinë me mua”, shprehet 39-vjeçarja.
Florida, me origjinë nga Memaliaj, tregon se ka mbaruar për Farmaci në Fakultetin e Mjekësisë dhe se në Tiranë jeton prej moshës 18-vjeçare kur nisi studimet.
Nga Amerika familja e ka ndihmuar me vite për të siguruar jetesën, por sot me dhimbje thotë se nuk dëshiron t’u bëhet barrë. Beson se me përpjekje të mëdha do ia dalë të gjejë shtëpinë e radhës me qira, pavarësisht çmimeve në stratosferë.
“U bë disa ditë që qëndroj jashtë bashkë me sendet që kam, sepse nuk po gjej një shtëpi konkrete. Në 6 muajt e fundit, gati një vit që ka pasur rritje ekstreme të shtëpive. Ose do paguash shtëpinë, ose do ushqehesh e do vishesh, po të gjitha blihen”, thotë Florida.
Ndihet e zhgënjyer në vendin e saj dhe thotë se nëse do të kishte mundësi do të shkonte pranë familjes në Amerikë, por për të marrë vizën i duhet një kontratë pune, të cilën nuk e ka më prej muajit prill kur tregon se ka punuar në farmaci.
“Këtu janë shumë gjëra mbrapsht, duhet të shkosh tek orëndreqësi për të rregulluar këpucët. Nuk e shikoj jetën këtu, jam si peshku pa ujë. Është normale të përjashtohesh nga puna kur i ke dokumentat e rregull? Pse ça ka fytyra ime, fryma ime?
Unë s'kam përse të hidhem në rrugë kur jam e aftë të punoj. Kam punuar edhe në punë të tjera, call center, edhe të laj lokalin, nuk më vjen turp ta them. Pagat këtu nuk i deklaron njeri, punojnë shumë në të zezë. Është e pamundur të krijosh familje, unë një qen dhe nuk po mundem dot ta mbaj”, tregon 39-vjeçarja.
Ditët e fundit ka humbur celularin dhe nuk po lidhet dot me familjen e saj.
Çdo fjalë që Florida Shehu thotë tingëllon kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar në jetën e saj aspak të lehtë.
“Po të shikosh sytë e mi, janë gati të mbyllur për gjumë”, shprehet ajo.
Florida thotë se po ushqehet nëpër fast-foode. Për tu freskuar gjen ambiente të ndryshme lokali për të shmangur pikun e vapës në qiell të hapur.
Në mesin e temperaturave ekstreme, Florida Shehu ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, edhe pse përballë kamerës së Report Tv përpiqet të tregohet e fortë me shpresën se do ia dalë pa kërkuar lëmoshën e askujt.
“Nga njerëzit nuk kërkoj ndihmë. Vetëm kërkoj që të vënë trurin në punë, në lëvizje që mos t’i shikojnë gjërat shtrembër”, përfundon Florida. (Report TV)
O Zot...çudi qè pronari te nxori jashte ty dhe qenin...ajde koperative, ajde...!. Ç'fare kujton ti, se je nè shpelle ketu, dhe komshijte duhet tè durojnè mutin e qenit tend...!
Nuk lejohen kollovar te Don Bosko. Midis vetes dhe qenit, ti zgjodhe qenin. Shijoje natyren.
Shko ne TEQE ,,aty eshte ,,BABA BRAHIMAJ ,,,besoj do te ndihmoj ,,,
sa mire ja kane ber,ktej nuk ka me se te jetoj fshatarja do edhe qen ne krevat,na can trapin fshataret qe i len neper ballkone dhe lehin dite e nate,fshataret e tjere na kane mbush trotuaret me mut qeni e ca duan me shume qenin se sa prinderit apo femijet...
Shko ne TEQE ,,aty eshte ,,BABA BRAHIMAJ ,,,besoj do te ndihmoj ,,,
Shko ne TEQE ,,aty eshte ,,BABA BRAHIMAJ ,,,besoj do te ndihmoj ,,,
Shko ne TEQE ,,aty eshte ,,BABA BRAHIMAJ ,,,besoj do te ndihmoj ,,,
Shko ne TEQE ,,aty eshte ,,BABA BRAHIMAJ ,,,besoj do te ndihmoj ,,,
boll or bythir i janulles se te morem vesh njehere
Normal. Tani le te keto je me qente. Kur je me qira nuk mund te veprosh si zot shtepie.
Kam lene edhe un nje shtepi me qera, mbanin qen, tmerr shtepia kur lane qeraxhinjt, i pelqejn qente te rrije ne rruge, edhe ai mezi e ka blere edhe mobiluar shtepine. E kalova vete ate, gervishtur çdo mobilje, se per perde e divane e dyshek mbaruar fare
komentet me siper jane te turpshme ,njerez te vegjel.Shteti duhet te vere dore tek keta plehra qe as kontrata nuk pranojne te bejne se sduan te paguajne asgje ,trajtojne qiraxhinjte si lecka vetem e vetem se hallexhiu pa nje cati mbi koke pranon shume gjera vec te fuse koken diku . Beni kontrata sic duhet ngarkojini dhe demet me kontrate o plehra muti por jo te hidhni njerezit ne rruge kur ju do bytha juve o plehra..... E keqja te kthehet nje dite se bota portokall eshte .......mos i hengshi ato para djerse dhe mundimi .......Ec perpara Florida me koken lart ,kjo shoqeri injorantesh dhe plehrash nuk te meriton ........
Kjo modernja nga fshati duhet te dije se qeni jeton ne kolibe, tani paska dale per perfitime nga te ashtequajturit qener dashes
Nuk kemi kultur për kafshët shtëpiake . Jemi shum të ashpër si thot populli:: Skemi çti bëjm gomarit e i biem samarit. Merni pak shëmbull nga Turqia. Kafsha ësht 1mij her më e kthjellët se çdo njeri i gjall. Ju mëshiroft universi se si njerëz i keni humb ndjenjat e vlerat me koh. Kujt i djeg ësht tipik i prapambetur
Secili ka te drejte normal te kritikoje ! por sikur te jemi me pake tolerant ne kete raste nuk eshte e demshme..... kesaj zonjes mbase i vijne ne ndime shqiptaret qe jetojne ne USA qe tja dergojne nje Kontrate pune sic shkruan dhe vete kjo qe i mungon nje kontrate pune per tu bashkuar me Familien e saje ne USA... Zoti e ndimofte ....se fatekeqesite qe i ndodhin njerezve .... nese jemi me tolerante do ishte me mire per secilin...
Secili ka te drejte normal te kritikoje ! por sikur te jemi me pake tolerant ne kete raste nuk eshte e demshme..... kesaj zonjes mbase i vijne ne ndime shqiptaret qe jetojne ne USA qe tja dergojne nje Kontrate pune sic shkruan dhe vete kjo qe i mungon nje kontrate pune per tu bashkuar me Familien e saje ne USA... Zoti e ndimofte ....se fatekeqesite qe i ndodhin njerezve .... nese jemi me tolerante do ishte me mire per secilin...
Thjesht pretekst per ta nxjerre nga shtepia dhe per te ngritur qerane per qiraxhiun e radhes.
ju jeni njerezit me te felliqur te vendit te quajtur Shqiperi! Llumi i llumit.... vetem njerez si ju mund te quhen Plehra!!!! Nese Shqiperia nuk behet, nuk behet sepse llumi si ju ka dale ne siperfaqe!!!