Zjarr në malin e Rrencit në Lezhë, rrezikohen disa banesa

24 Korrik 2024, 15:00Sociale TEMA
Zjarr në malin e Rrencit në Lezhë, rrezikohen disa banesa

Një zjarr ka rënë ditën e sotme, në malin e Rrencit në Lezhë, ndërmjet fshatrave Malecaj e Koljakaj.

Raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të erës, ndërsa rrezikohen edhe disa shtëpi banimi.

Të parët që janë angazhuar për të shuar flakët janë banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe dy mjete zjarrëfikëse të Bashkisë Lezhë.

Duke parë përhapjen masive të zjarrit është kërkuar bashkëpunim nga bashkitë fqinje, ku të angazhuar do të jenë një mjet zjarrëfikës nga bashkia Mirditë pa personel, një mjet zjarrëfikës nga bashkia Vau Dejës dhe një mjet zjarrfikës nga bashkia Shkodër.

Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit, në mënyrë që të mos përhapet tek shtëpitë e banimit.

Lini një Përgjigje