Operacioni i rrallë në Spitalin e Traumës: Mjekët heqin një trup të huaj brenda trurit

23 Korrik 2024, 20:30Sociale TEMA
Operacioni i rrallë në Spitalin e Traumës: Mjekët heqin

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zbuluar se në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.

Sakaq, Koçiu ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi:

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.

Pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit. Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.

Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj pa shkaktuar dëmtime tek pacienti.

Fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mirënjohje nga ekipit mjekësor të përbërë nga: Dr. Fatos Olldashi, Dr. Irgen Hodaj dhe Dr. Eriketa Jaho. Infermierët: Sokol Xhafa dhe Irena Ismailaj.

2 Komente

  1. L
    LORA

    Lajm shume i mire nga mjeksia jone. Suksese te metejshme stafit mjeksor.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Po po alamet lajmi. Si te mbulojme merden me cic. Mjekesia jone eshte per ta pushkatuar, lekiste dhe kasape. Rekordin e mban onkologjiku. Albanes me shoqeri uroj te lajne te gjitha kusuret e pacienteve te shkrete. Mostra me perparese te bardha!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje