Si do të ringrihet industria e prodhimit të armëve në Shqipëri?

22 Korrik 2024, 21:30Sociale TEMA
Si do të ringrihet industria e prodhimit të armëve në

Shqipëria synon të kthehet në një aktor konkurrues në tregun ndërkombëtar të prodhimit ushtarak. Kjo ishte një prej pikave të diskutimit në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku në rend të ditës ishte projektligji për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, u shpreh se shteti do të bashkëpunojë me subjekte private për të përballuar koston e lartë fillestare prej afërsisht 30-40 milionë eurosh të ringritjes së industrisë ushtarake.

“95 milionë lekë do të nevojiten vetëm për krijimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që investimi fillestar për ringritjen e industrisë ushtarake është rreth 30-40 milionë euro.”

Por çfarë do të prodhojë konkretisht Shqipëria?

Tola deklaroi se fillimisht do të prodhohen elemente bazike të armatimit ushtarak, si municione, teksa theksoi që parësore është të plotësohen nevojat e vendit tonë për armë dhe pastaj të kalohet në tregun ndërkombëtar.

Që nga publikimi i tij për konsultim publik, në projektligj janë bërë disa ndryshime lidhur me lehtësirat fiskale të kompanive që do të merren me prodhimin e armëve në Shqipëri. Kështu, nga zero që parashikohej tatim-fitimi në 10 vitet e para të aktivitetit të kompanisë, tashmë është vendosur që tatimi për fitimin të jetë 5% në 5 vitet e para. Zgjerimi i industrisë ushtarake vjen si kërkesë e NATO-s, në një kohë ku situata aktuale gjeopolitike ka shtyrë shumë vende të Evropës që të investojnë në fuqizimin e kësaj industrie.

6 Komente

  1. M
    Mesuese Lindita

    “elemente bazike“ eshte shprehje e shkences se kimise. Bazike do te thote grryerse (siç jane acidet per shembull) Ne kete rast mund te zevendesohet me shprehjen shqip “…. fillimisht do të prodhohen pjese thelbesore të armatimit ushtarak

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Mesuese Lindita ti qenke per te ngelur ne klasa sepse bazat jane e kunderta e acideve. Kur bashkohen bazat me acidet krijohet element neutral

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuese Lindita

        E drejte Toni, por lexoje me vemendje. Gerryerse Si acidet, dhe jo acide. Si hidroksidi i natriumit per shembull.

        Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Endra ne diall! Ke ndonje industri ne qe po rifillojme industrine e armeve?

      Përgjigjjuni
      1. f
        filat

        Industria mekanike ka qenë në gjendje pune si ajo ushtarake dhe ajo e përgjithshme....,kush i prishi.....! kush e shiti për skrap kombinatin e auto traktorit.....kush e shiti për skrap uzinën e telave elektrik në Shkodër....po UIK në Korçë ku shkoi.....azotiku i Fierit ku ....me këto vjedhje galopante duhet ta filloi punën SPAK.....

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          filat,ke shumë të drejtë në pyetjet që shtron,por unë do të të kujtoja një thënje të madhe!sigurisht e ka thënë një njeri i përveçëm,por meqënëse nuk mbahen mënd,këthehet në "fjalë të urta"!! "në një situatë të vështirë,njeriu i mënçur këkon zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë,kurse budallai kërkon të dijë se kush ka qënë fajtori që ka shkaktuar situatën"!!e ti më duket se je ky i dyti!!ajo që ndodhi!?nuk çbëhet më,të shohim një zgjidhje për të shkuar përpara dhe më pas për të mos e ripërsëritur!filat,edhe prindërit e tu,pasi të sollën në dritë,nuk e di a janë duke diskutuar se i kujt ishte faji për budallallëkun tënd,apo thjeshtë kanë gjetur zgjidhje për të shkuar përpara me një djalë si ti!? ps:për tu përgjigjur pyetjeve të tua!!fajin e kanë osmanllinjt që pushtuan shqipërinë 600 vjet më parë!!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje