
Të huajt po zgjedhin shqipërinë jo vetëm turziëm por edhe për të jetuar. 4 qytetarë të kombësive të ndryshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare
“Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si njerëz që abonohen në këtë kauzë, në këtë mision, që është misioni për Tiranën dhe Shqipërinë moderne”, tha Veliaj.
Sipas kryebashkikaut sot kryeqyteti numëron mesatarisht 1 milion vizitorë të huaj në muaj.
“Ne kemi mesatarisht rreth 1 milionë turistë në muaj. Do të thotë se kemi dyfishin e popullsisë sonë çdo muaj në Tiranë, në formën e turistëve. Janë dy herë më shumë kazanët që duhen pastruar nga mbetjet, sepse prodhohet pa fund nga hotelet, airbnb, bujtinat; ka dy herë më shumë harxhim të ujit. E shoh edhe në trafik sepse shumica e turistëve sapo zbresin marrin një makinë me qira dhe i shtohen lumit të lëvizjes së Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.
4 qytetarë të kombësive të ndryshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë tashmë pjesë e asaj që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si “skuadra shqiptare”. Në ceremoninë e betimit, kreu i Bashkisë theksoi se ky është momenti më i mirë, për t’iu bashkuar një skuadre, e cila ka si mision të përbashkët të çojë përpara Tiranën dhe Shqipërinë.
“Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si njerëz që abonohen në këtë kauzë, në këtë mision, që është misioni për Tiranën dhe Shqipërinë moderne”, tha Veliaj.
Sipas kreut të Bashkisë, numri i vizitorëve të huaj sot në Tiranë ka bërë që të dyfishohet popullsia e saj, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar, nga një vend i izoluar, në vendin më të hapur dhe më kurioz për t’u vizituar nga turistët e huaj.
“Ne kemi mesatarisht rreth 1 milionë turistë në muaj. Do të thotë se kemi dyfishin e popullsisë sonë çdo muaj në Tiranë, në formën e turistëve. Janë dy herë më shumë kazanët që duhen pastruar nga mbetjet, sepse prodhohet pa fund nga hotelet, airbnb, bujtinat; ka dy herë më shumë harxhim të ujit. E shoh edhe në trafik sepse shumica e turistëve sapo zbresin marrin një makinë me qira dhe i shtohen lumit të lëvizjes së Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.
Ai theksoi se teknologjia e informacionit dhe punët digjitale janë fokusi ku duhet orientuar vëmendja e të rinjve sot. Sipas tij, punët e së ardhmes janë ato që paguhen më mirë dhe sigurojnë të njëjtin standard jetese në kryeqytetin shqiptar, ashtu si në vendet e tjera të Europës.
“Nëse ke një nga këto punët e së ardhmes që paguan mirë, ke çdo gjë që mund të duhet në këtë ekosistem. Fokusi ynë ka qenë për ta orientuar Tiranën drejt këtyre punëve.”, tha Veliaj.
Ai vlerësoi faktin që vitin tjetër, Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, duke e parë këtë si një mundësi të shkëlqyer në shkëmbimin e përvojave artistike e kulturore mes trupave pjesëmarrëse.
Velia e ka vendin me shoket. Kjo qe ben eshte nje karshillek ndyre. Burgu eshte pak per te.
Mburracak!!!!
Koha për të investuar në transportin publik. Të gjithë turistët ankohen për këtë anomali. Qytetarët e Tiranës kanë vite që ankohen por nuk dëgjoni.
Të huajt po zgjedhin shqipërinë jo vetëm turziëm por edhe për të jetuar......kjo eshte merite e padiskutueshme e shokut Erion Veliaj - kryeministri de facto I Republikes se Shqiperise. Ai sebashku me zv/kryeministrin Mazniku e kane çuar standartin e jetes ne Shqiperi ne kuota te paimagjinushme duke shenuar cdo dite fitore te reja ne lufte me betonin qeveritar ne favor te gjelberimit !!.( sidomos tani qe EDrama nen shembullin e Biden do te dale vullnetarisht ne pension)
Urraaaaa …per hajdutet dhe funderrinat e shoqerise shqipetare dhe hipokrizia e neveritshme e tyre, mjere populli….
Kjo marrja e shtetësisë trajtohet si ndonjë trofe, bile e rëndësishme, sikur ata që e marrin na bëjnē ndonjë nder të madh e të befasishëm, gjë që vështirë se e "meritonim". Askund nuk bëhen objekt lajmesh këto gjëra. Duket si një budallallëk katundaresk.
Ehh u shkreti ky Lal Çeri. Vdiq i shkreti ça me bo me dal pak scoop mediatik me përmirësu imazhin e kalbur prej MJAFT-isti , 99 -çi, Lali Fikut, hajdutin me çizme. (Përbëka lajm se po vijnë ca për të banuar në TR nga Bangladeshi, Pakistani apo India) Shporu Çer !!!
Dakort 12 milion ne vit..po na thuaj pas sa taksa mbledh per nete qendrimi ne hotel? Kaq na thuaj. Po mos te dalin 1 milin ne vit pastaj. Bej qef e genje sanuk ka institucione e klsh nuk ekziston.
Ky s'ka as turp as dinjitet zero 1 milionë turistë në muaj në Tiranë skane as ku të flenë mer hajdut me qizme Duhet të ishe me grupin 5D po të falën këtë radhë
Ky është karshilliku më i madh që i bëhet qytetarëve nga një pushtetar. Të thuash se të huajt ( pra turistët) duan të jetojnë në Shqiperi,kur shqiptarët po ikin çdo ditë.është ashiqare dhe e pastër një politikë e ç’popullimit dhe e zëvendësimt me lloj lloj spiunësh të të gjitha ngjyrave “që jane te dashurum” me Shqiperine dhe me skllevërit nga Bangladeshi ,Afganistani e Tajvani që neser do te jene fuqia e votes dhe e pushtetit te se ardhmes.