Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi inspektim në zonën bregdetare të Himarës, aty ku patrullojnë bashkë Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, në funksion të garantimit për çdo ditë të sigurisë së pushuesve.
"Me rëndësi ështё të respektojnë korridoret e përcaktuara dhe të qëndrojnë larg perimetrit të sigurisë", udhëzoi ministri, gjatë bashkëbisedimit me punonjës të njësive policore nga dy vendet. Himara vizitohet gjatë verës nga një numër i lartë turistësh nga Italia.
Drejtuesi vendor i policisë shpjegoi se në këtë zonë kanë në përdorim 2 mjete lundruese, në Dhërmi e Himarë, për të ofruar ndihmë nëse do të jetë e nevojshme, por edhe për të patrulluar vijën bregdetare, e bashkë me to, Njësia Detare ka edhe 7 Jet Ski në përdorim.
Përgjatë vijës bregdetare të Himarës ka plazhe publike për pushtesit vendas e të huaj, ku çdokush mund të vendosë çadrën e tij, por dhe plazhe private.
Ministri u kërkoi patrullave policore të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në lokalet e natës, për të mbajtur nën monitorim nivelin e zhurmave dhe muzikës.
"Do të fillojmë të matim zhurmat, dhe përtej normës së lejuar, nuk do të ketë tolerime", tha Balla.
E pse nuk e bëre parvjet ti o Tao Morri kur polici yt që na kishte dhe gomone me dy motor (vlerë afersisht 100.000 euro). Mbyti atë gocën e vogël me elika????
leri keto inspektime si dikur anetaret e Byrose! Duan te tregojne se jane ne sherbim te popullit! Nuk keni bere shtet demokratik or jo! Akome keni mentalitet komunist. Jeni ne pushtet se opozita eshte me kriminele se ju dhe a pabesueshme per ate popull te vuajtur! Perse nuk jane plazhet te lira si ne SHBA? Nga e keni mare kete model plazhi qe ndihmon oligarket dhe politikanet? Cfare te mire i ka dhene turizmi popullit te thjeshte?