E çoi në një kamp veror, vogëlushja shqiptare mbytet në Itali - Zemërimi i babait të saj: Pse nuk e ruajti askush Anisën?

19 Korrik 2024, 18:08Sociale TEMA
E çoi në një kamp veror, vogëlushja shqiptare mbytet

Jetmir Murati, 37 vjeç, i cili jeton në Itali kërkon drejtësi për vajzën e tij që u mbyt në një liqen ku kishte shkuar përmes një kampi veror.

“Dua drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të lini një 15 vjeçar të shikojë fëmijët. Syzet e vajzës sime ishin në çantë, ajo i hoqi para se të lahej. Ajo nuk ra rastësisht, nuk ishte vetëm”.

Janë thirrjet e të atit në mediat italiane pas humbjes së vajzës së tij 7-vjeçare.

"Vajza e vogël ishte jeta ime, çfarë doni t'ju them" shprehet teksa godet gjoksin e tij, Jetmir Murati, babai i Anisës së vogël që u mbyt në "biolake" Acquaviva të Caraglio, në zonën e Cuneos. “ E rrita atë për shtatë vjet. Më dhemb shumë”.

Në shoqërimin e rreth njëzet fëmijëve nga zona ku ajo banonte, mes tyre ishte edhe Anisa e vogël, me origjinë shqiptare. Ajo ishte me një ekip prej 7 argëtuesish shumë të rinj, vetëm dy prej të cilëve të rritur.

Dy ditë pas tragjedisë në liqenin e Bioparkut Caraglio, në zonën e Cuneos, menaxheri i bioparkit AcquaViva Roberto Manzi dhe drejtuesi i argëtimit të famullisë po hetohen për vrasje nga pakujdesia.

Është kthesa e parë konkrete në hetimet për vdekjen e shtatëvjeçares Anisa Murati, e cila u mbyt pasditen e së mërkurës në liqen.

Prokuroria ka caktuar si konsulent Federico Quaranta. Specialisti do të duhet të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes së vogëlushes shqiptare e cila u zhduk rreth orës 15.30 dhe u gjet rreth orës 18.00 e pajetë, në shtratin e liqenit pranë platformës së zhytjes, pasi zhdukja e saj ishte vënë re rreth orës 16:30.

Anisa ishte në një grup me dhjetëra fëmijë që kishin ardhur nga Lugina e Sturës. Udhëtimi u organizua nga qendra verore që ndodhet në famullinë Demonte, qyteti ku jetonte vogëlushja me familjen e saj. Shtatë kujdestarë, të gjithë vullnetarë shumë të rinj: vetëm dy prej tyre ata janë të rritur. E dyshuara është vajza përgjegjëse për grupin, tetëmbëdhjetë vjeçe.

2 Komente

  1. G
    Gjynah ! O Engjull i Vogel

    C'mud te thuash me shume ! Ngushellime Prinderve Shqiptare .U preht e Paqe Engjulli vogel

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo idioti

      Shikoni Shqiptaret kane shume armiq , por armiqye me te eger te Shqiptareve jane italianet . Nuk ka rrac me te lige se ata. Mirepo ju nuk e kuptoni se genjeheni nga sjellja e tyre gjasme e mire. Edhe ne ndeshjen e Kombetares sone kunder Italise ne Gjermani, policia Gjermane parandaloi nje masaker qe nje grup Italianesh prej 50 vetash te armatosur me arme zjarri dhe thika kishin ndermend te benin kunder tifozeve tane . Gjynah i shkreti ky , qe ja besoi femijen qelbesirave italiane. Ngushellime !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje