Fluks hyrjesh nga Qafë-Thanë në vendin tonë, më pak se korriku i 2023 nga Kapshtica

20 Korrik 2024, 13:00Sociale TEMA
Fluks hyrjesh nga Qafë-Thanë në vendin tonë, më pak se

Në 5 ditët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës në territorin shqiptar kanë hyrë e kanë dalë mbi 25.000 shtetas. Shifrat tregojnë se fluksi i lëvizjes është rritur me 6000 shtetas në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2023.

Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit më shumë se 9600 shtetas shqiptarë e të huaj.

Trendi i lëvizjes së shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë sipas autoriteteve tona të kufirit pritet të jetë më i madh në ditët në vijim.

Krejt ndryshe paraqitet situata e hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime zyrtare thanë se në datat 14-19 të këtij muaji nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë rreth 14 mijë shtetas, kryesisht emigrantë shqiptarë të kthyer për pushime në atdhe.

Një vit më parë në të njëjtat ditë nga Greqia drejt vendit tonë kishin hyrë rreth 19.000 shtetas. Ajo çka bie në sy është ulja e numrit të hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë për këtë vit.

1 Komente

  1. K
    Keno

    Kollaj fare . Nr i shqiptareve ne Greqi sa vjen e ulet por dhe brezi i ri i lindur atje ka preokupime te tjera . Ne ishim 4 vellezer e motra atje . Tre jemi ne perendim familjarisht ka kohe . Vetem nje moter qe eshte e ve me dy gocat ka ngel atje sepse skishte mundesi te levizte . Vajzat e saj te lindura ne Selanik njera u martua ne Kanada me nje kanadez qe e njohu ne shkolle tjetra bashkjeton e ka nje femije me nje guzhinier nga Kreta . E kam fjalen qe si motra si vajzat e saj i kan shkeput lidhjet me Shqiperine .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje