"Dy gisht vend, të le pa mend" - Diplomati tregon historinë e djalit që nuk i fliste nënës për shkak të gruas

22 Korrik 2024, 12:33Sociale TEMA
"Dy gisht vend, të le pa mend" - Diplomati tregon historinë

Diplomati Shaban Murati ka postuar në faqen e tij në FB një histori nga fëmijëria.

"Në lagjen e fëmijërisë sime në qytetin më të vjetër, Durrësit, kishim një plakë të mençur dhe të urtë, e cila pinte kafe shpesh me nënën time, dhe shkonin si motra.

Unë e kisha dëgjuar disa here nënë Nurije Sharrën, nënën e shokut tim të ngushtë dhe sportistit të mirënjohur Xhavit Sharra, që sa here binte muhabeti për marrëdhëniet e saj të acaruara me djalin e saj më të madh, (ajo kishte tre djem), i cili nuk i fliste nënës për hatër të gruas së tij, megjithëse jetonin bashkë në një hajat, psherëtinte me dhimbje nëne dhe përsëriste dy vargje perlë: “Dy gisht vend, të le pa mend!”.

Unë sapo kisha nisur të shkruaja vjersha dhe me patën befasuar dy vargjet e saj monumentale. Ishin një kuintesencë filozofie, jete, marrëdhëniesh njerëzore, morale, biologjike, metaforike, alegorike, etj.me një forcë të jashtëzakonëshme artistike dhe pa përdorur asnjë fjalë erotike.

Më vonë studjova në Fakultetin e Letërsisë, ku lëndë të posaçme kishim folklorin shqiptar. Natyrisht kam lexuar libra të panumurt poezie dhe proze, por nuk hasa kurrë një dyvargësh kaq emblematik dhe sintetik, sa vargjet e plakës së mençur Nurije.

Urtësia dhe mençuria popullore është një thesar, që zbulohet rrallë. Prandaj m’u kujtua në një natë të bukur vere dhe po e ndaj me miqtë e mi” – shkruan ai.

6 Komente

  1. a
    abcd

    a

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Ja të citojë unë disa vargje të këngës shekullore franceze të një djali që ishte marrosur nga dashuria, i cili i urdhëruar nga e dashura vret të ëmën: "Na ish një djalë një sylesh/ që donte një po ajo s'e desh./Më sill për qënin i thotë ajo/ zemrën e nënës në më do./ Shkon tek e jëma dhe e vret,/ i merr zemrën dhe kërcet./ Tek vraponte shket e bie/ zemra i rrokulliset përdhe./ E ndërsa zemra shket/ e dëgjon që i thërret, / Zemra i thoshte në vajtim/ a mos u vrave o biri im?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Po ato nena e baballare qe braktisin femijet a ke gje per te thene Evisa? Ka prinder qe femijet i konsiderojne si prone dhe harrojne se askush nuk i pyeti keta femije kur i sollen ne jete. Une kam dy femije te rritur qe kane krijuar familjet e tyre, por une dhe ime shoqe jemi aty per ti ndihmuar deri ne diten tone te fundit. Kjo eshte detyra e prindit, ndersa femijet kane detyre qe te shikojne interesat e femijeve te tyre. Vetem keshtu na e shperblejne ate qe kemi bere, bejme dhe do bejme per to sa te jemi gjalle dhe te kemi kembe e dore.

        Përgjigjjuni
    2. n
      njeriu

      You

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na ruajt zoti

        Paska ik shaba në pleqëri Edhe kokrrat nuk i bëjnë derman Ehhh mor shabë e ke pat dy gisht vend por e ke kujtu se ka pat lesh e nuk dukej vend për me i bl këngë

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashnori i Sules

          Ha, ha…, Plaka Nurije paska dite vetem gjysmen e poezise se kurvave te ndereshme. Dashnorja ime e pare, e dinte tamon…. „Çunat me nji pllom gja, s‘bojn za, Gocat me dy gisht wen, shesin men“ Po ta dinte madheshtori i ndjere Kadare kete thenje proverbiale, do ta kishte qendisur edhe nje roman erotik per brezin e pornotubit…

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje