Radhë kilometrike në doganë, kamionët nga Shqipëria e kanë të vështirë të hyjnë në Kosovë

23 Korrik 2024, 13:20Sociale TEMA
Radhë kilometrike në doganë, kamionët nga Shqipëria e

Edhe pse pika e përbashkët kufitare Morinë-Vërmicë mes Shqipërisë e Kosovës, ka 12 korsi dhe një by-pass të ri për kontrollin e kamionëve dhe mjeteve të rënda, radhët nuk janë shmangur ende.


Me dhjetëra kamionë pothuajse çdo ditë e kryesisht gjatë fundjavave, krijojnë radhë të gjata në tentativë për t’u futur në Kosovë. Kjo për arsye të vonesave gjatë përpunimit të automjeteve të tonazhit të rëndë.

Radhët krijohen në një kohë kur sezoni turistik ka shtuar numrin e mjeteve të vogla dhe i autobusëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kufirit. Por ky nuk është i vetmi shqetësimin për transportuesit kosovar të mallrave.

Transportuesit denoncojnë edhe procedurat e kalimit doganor, ku sipas tyre, nuk mungojnë as abuzimet nga kontrolluesit e palës kosovare. Ata kërkojnë hyrje dhe dalje për të shmangur problemet me banorët e fshatrave, ku kalojnë me mjetet e tyre.

Gjatë qëndrimit në pritje për të hyrë në Kosovë, atyre u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve për mungesë të qarkullimit të mallrave.

3 Komente

  1. B
    Bin Kurti

    Kjo eshte politika e Kurtit ,pengon makinat nga Shqiperia ,e ne doganat me Serbine nuk ka as dy makina ne rradhe ,kur do vij ajo dite qe ti shporim te gjithe koqevaret nga Shqiperia .

    Përgjigjjuni
    1. R
      RKS

      Me vend e ke. Shporrni,pse i leni,e poashtu edhe shipecat nga KS mbrapsht per Shqipni.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poseidon

      RRNOFTE MBRETI MACOK ALBINDENOVIC

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje