Punimet për të finalizuar Aeroportin e Vlorës duket se po ecin me ritme të mira, pasi në Prokurime Publike është publikuar një tender nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë me objekt “Sistemi i furnizimit me ujë të Aeroportit të Vlorës”.
Sipas dokumenteve Standarde të Tenderit, kostoja e kontratës do të jetë me një vlerë rreth 47.7 milionë lekë.
Fundi i këtij viti është si datë për të përfunduar ndërtimi Aeroporti i Vlorës. Ndërsa më herët janë publikuar një sërë tenderash për të avancuar punimet dhe për të arritur përfundimet në afatin e përcaktuar.
Ky aeroport do të jetë një domosdoshmëri edhe për mbarëvajtjen e turizmit në jug. Operatorët turistikë kanë theksuar herë pas here që aeropirti i Vlorës pasi të vihet në funkson so e bëjë turizmin e jugut më afër me turistët e huaj me linja direkte nga shtete të ndryshme.
Më herët zëvendëskyreministrja Belinda Balluku ka deklaruar se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës është i dizenjuar nga fillimi për të akomoduar të gjitha fluturimet transoqeanike që Shqipërisë i kanë munguar prej vitesh, por edhe për të akomoduar të gjitha flukset e ndërlidhjeve me vendet e tjera europiane, ato të Ballkanit apo kudo nëpër botë.
Ky aeroport po ndërtohet përmes një kontrate të partneritetit publik privat, që zotërohet në masën 98% nga kompania Mabco Constructions, ndërsa 2% e aksioneve mbahen nga kompania A2 Group. Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet. (Diamila Leka)
Sa me shpejt e sa me mire! Bukur duket ne foto, shpresojme te duket dhe funksionoje edhe me mire gjate perdorimit! U lodhem duke i dale rrumbullak te shkojme ne Shqiperi!
Po me Kuksin si vajti puna?
Kuksi dhe Shpiragu; prej fitore në fitore!
Presim të përfundoj sa më shpejt është një investim shumë i madh për Vlorën.