E diela e 21 korrikut, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë

23 Korrik 2024, 22:41Sociale TEMA
E diela e 21 korrikut, dita më e nxehtë e regjistruar

Rekordet e temperaturës botërore u thyen të dielën, në 21 korrik,  në atë që mund të jetë dita më e nxehtë që shkencëtarët kanë regjistruar ndonjëherë, sugjerojnë të dhënat.

Temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor arriti në 17.09C të dielën, sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus , i cili mban të dhëna që shtrihen qw prej vitit 1940.

“Ajo që është vërtet tronditëse është se sa i madh është ndryshimi midis temperaturës së 13 muajve të fundit dhe rekordeve të mëparshme të temperaturës,” tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo.

Zeke Hausfather, një shkencëtar klimatik që punon në projektin e të dhënave të Berkeley Earth , tha se rekordi ishte “sigurisht një shenjë shqetësuese” në 13 muajt e rekordeve dhe se duhet të shfaqet në grupet e të dhënave nga grupe të tjera kërkimore.

“Gjithashtu e bën edhe më të mundshme që 2024-ta të mundë 2023-ën si viti më i ngrohtë në rekord”-tha shkencëtari.

2 Komente

  1. A
    Ariaja

    Temperatura ajrit siperfaqesor???!!! 17.09....kjo ishte Dita me ngrohte ne planet???! Kush e ka kuptuar gazetarucin e Temes qe ka perkthyer kete lajm?????., ta thote, please!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ora e gjeografise, nuk duhet humbur

      O budalla, eshte mesatare tokesore pra perfshin edhe polet arktike me teperatura --40 grade dhe hemisferen e jugut ku per momentin eshte stina e dimrit. Ne 9vjecare ca beje oren e gjeografise zotrote?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje