A do të përfshihet Samir Mane në politikë?

8 Prill 2025, 09:25Sociale TEMA
A do të përfshihet Samir Mane në politikë?

Herë pas here kanë qarkulluar teza në media se biznesmeni Samir Mane do të përfshihej në politikë.

Por sa reale janë këto pretendime? Vetë biznesmeni Samir Mane i ka dhënë përgjigje këtyre dilemave.

Në një intervistë për emisionin Opinion, biznesmeni Mane tha se për momentin nuk ka asnjë ambicie për t’u përfshirë në politikë.

Blendi Fevziu: Vazhdimisht ka qarkulluar një lajm që ju mund të përfshiheshit në politikë. Është përfolur ideja që ju mund të kandidonit si kryetar i PD-së, madje thuhej do ta marri a thua se partitë janë për blerje, por a keni menduar ndonjëherë të hyni në politikë?

Samir Mane: Në fakt në vitet e fundit s’kam menduar asnjëherë të jem pjesë e politikës. Padyshim politika është një gjë e mirë.

Blendi Fevziu: A ju intereson politika personalisht?

Samir Mane: E ndjek, e shoh, por vetëm nuk kam asnjë lloj ambicie për t’u përfshirë në politikë.

Blendi Fevziu: Nuk do të përfshihesh asnjëherë?

Samir Mane: Nuk do të përfshihem asnjëherë në politikë ose të paktën për momentin jo njëherë, nuk më thotë asnjë gjë politika, jam shumë i kënaqur me atë që krijoj për Shqipërinë, për rajonin, për vendet ku punoj.

“Nuk pranoi t’i paguaja drekën” - Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes: Pagoi vetëm pjatën e tij

Samir Mane pak ditë më parë u rendit në listën e miliardëreve të botës nga prestigjozja Forbes, duke u bërë kështu biznesmeni i parë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor pjesë e kësaj liste. Pasuria e Samir Manes është vlerësuar 1.4 miliardë dollarë.

Në një intervistë për emisionin Opinion, biznesmeni Mane ka treguar se si e mësoi lajmin për renditjen në listën e Forbes, sa kohë ju desh revistës që të bënte analizat financiare dhe a kishin ardhur në Shqipëri përfaqësues të tyre.

Madje, Samir Mane ka treguar edhe një episod me përfaqësuesin kryesor të grupit të punës së Forbes që u mor me analizat financiare të kompanive që zotërohen prej biznesmenit.

Blendi Fevziu: Sa e mendon pasurinë tënde? E mendon 1.4 miliardë Dollarë, më shumë, më pak?

Samir Mane: Mund të jetë aty, mund të jetë pak më pak, mund të jetë pak më shumë. Por diku te ato vlera duhet të jetë patjetër.

Blendi Fevziu: Pra milionat kur je miliarder nuk kanë më aq vlerë të madhe?

Samir Mane: Jo, nuk kanë ndonjë vlerë. Siç e sheh, sot këta kanë humbur 2 miliardë ose kanë fituar 2 miliardë.

Blendi Fevziu: Ku ishit dhe si e morët vesh lajmin që ishit miliarderi i parë në historinë e Shqipërisë dhe i pari në Ballkanin Perëndimor?

Samir Mane: Isha në Amerikë në fakt për punët e bizneseve të mia dhe aty një nga punonjësit e bizneseve, presidenti i kompanisë, më çoi një urim dhe më tha që nga sot je në listën Forbes me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

Blendi Fevziu: Nuk ju kishte ardhur asnjë njoftim nga Forbes?

Samir Mane: Asnjë njoftim. Natyrisht, Forbes ka bërë prej 6 muajsh kërkime të detajuara dhe të thelluara në kompanitë e mia të biznesit kudo ku unë kam biznese.

Blendi Fevziu: Po këtu në Shqipëri kishte përfaqësues Forbes që erdhën?

Samir Mane: Kanë ardhur dhe këtu përfaqësues të Forbes, kanë qëndruar gjatë në kohë, kanë parë pasqyrat tona financiare, të cilat janë të deklaruara sipas standardeve më të mëdha dhe më të mira që bota sot njeh në raport të transparencës financiare.

Blendi Fevziu: Edhe juve ju kanë kontaktuar?

Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare, për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare. Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare. E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë, ai e pagoi vetë drekën.

Blendi Fevziu: Bënte 80 dollarë dhe ti deshe ta paguaje?

Samir Mane: Normal, dhe unë i thashë që ky është një kod shqiptari. Jo tha, më vjen keq, unë duhet ta paguaj drekën vetë. Nxorri kartën e kreditit.

Blendi Fevziu: Se nuk e lejonte kompania që t’i paguaje drekën.

Samir Mane: Ndoshta prej asaj gjëje. Unë i thashë që do ta bëj publike këtë fakt, bëje tha, s’kam asnjë lloj problemi.

Blendi Fevziu: Pra ai erdhi të numëronte sa miliarda ishin këtu dhe 80 dollarë të drekës e pagoi vetë.

Samir Mane: 20, sepse 80 bënte gjithë dreka. 20 dollarë të vetat i pagoi vetë. Tonat nuk i pagoi.

Blendi Fevziu: Dhe nuk pranoi që t’ia paguaje ti as 20 dollarëshin?

Samir Mane: Po.

Blendi Fevziu: Sa ishte ekipi i Forbes që erdhi dhe bëri kërkime në Shqipëri?

Samir Mane: Nuk e di sa janë marrë me analizën, por 1 që ishte kryesori u mor gjatë me analizën, me shumë pyetje, natyrisht me stafin tim jo me mua, për pyetje-përgjigje në raport me pasqyrimet që kishim ne në pasqyrat financiare.

Blendi Fevziu: Sa zgjati ky proces i Forbes?

Samir Mane: Besoj që ka zgjatur 6 muaj.

Blendi Fevziu: Ata morën vetëm pasqyrat financiare të kompanive në Shqipëri apo dhe të kompanive tuaja jashtë?

Samir Mane: Të gjitha kompanive në çdo cep të planetit ku jemi, në Amerikë, në Kanada.

23 Komente

  1. L
    Lasgushi

    O Blendi Legeni. Saimir Mane,jo në Forbes,por në Nobel,mbetet Aga xhvatës.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Ai drejton politiken....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llapaj

        Ne kohe zgjedhjesh (por jo vetem) duhet te flitet per interesin publik, p.sh. une si nje gjuhetar prej pothuajse 44 vjetesh me intereson te pyes perse qeveria nuk mbeshtet nje program ne shkollen publike ku te studiohen gjuhet me te rrezikuar ne Europe, p.sh. gjuha Baske , apo Keltike?! (aq me shume kur mund te gjehs dhe fjale te ngjashme mes gjuhe Wellsiane dhe asja shqipe si p.sh. chi=>ti , su=> si e keshtu me rradhe)

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vrana

          Ky ne politike eshte sepse ka lepire prapanicen e politikes majtas e djathtas dhe ka nxjere ca ligjesh ka dash per bizneset e veta ndaj eshte pasuruar. Po ky ka deshtuar si njeri. Le ti hedhe ne hale leket me cfare femijesh ka rritur.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ccc

            Buthlepiresi Fevzo dhe furxhexhiu Mero

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fantomasi

              Rrace muti.Sekt qe shkateruat kte vend.Te pangopur. Te perfshire jeni ne politike mor maskarenj te pacipe. Ju shker....intervistat e sajuara me kte fantomasin qe eshte bere si bretkoce.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Mire ky dellkauku po gazetari te jet kaq hajvan thua,nese nuk do merrej me politike do ishte kaq i pasur,ose este tjetra,jan bere dy koqe e mendojne se tallin bythen me Shqiptaret,edhe nje coban ne Shqoperi eshte nivel me i larte intelektual se ky,eshte nje dallim,cobani eshte i ndershem merret me delet e rri rehat.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Harabeli ( mes shaleve )

                  Perseri ngelet I treti ne Forbes-in shqiptar pas Benet Becit dhe Blenda Gonxhes. ( nuk konkuron Erion Vajgurori sepse eshte ne burg). Ndersa ne Forbesin Salmonela Sinaloa Surrel Connection eshte tek mesi poshte i faqes 69.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Papagalli

                    Dhe me siguri qe ne rreshtin e fundit te faqes eshte kryevrastari Brrrrrrrrrrrriiiiissssssssshhhhhhhh.

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Korçari

                    Miliarder me hajdutlliqe duket qe ne pamje si hallvaxhi.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Korcari

                      Miliarder me hajdutlleqe, duket qe ne pamje si hallvaxhi.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhemal

                        Na mallengjeve o bevi me emissione zhgarravina .te varfera e qe skane te bejne me virtytin e dinjitetin njerezor.po i shikojme si sillen ne jete e pushtet

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Polic i vjeter

                          Çudi e madhe se askush nuk e permend me emer e mbiemer Altin Lamajn dhe mos harroni qe eshte ky qe i mban llogarite dhe i largon mizat Sakeqit. Nje dite paguhen te gjitha dhe ajo dite eshte afer

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Real

                            Pse jo ? Gjithe hajnat jane futur ne politike.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dielli

                              Pse Mane të mos përfshihet në politikë,duhet të vazhdohet tradita 100 vjeçare dhe me Shqipërinë të udhëheqin agjentet e Serbisë.Mane ortak me pasaniku e kriminelin kryesor të Serbisë,i cili ka mbajt me lekë Millosheviqin dhe klikën e tij.Ç'bëhet me ju o shqiptarët,intelektualet e politikanët e Shqipërisë,krejt kishi pas gjene serbe.Si dukët Mbreti Dushan para pesë-gjadhtë shekujsh ua kishte ndrruar farën.Pa fije turpi në shumë zona të Shqipërisë e sidomos në jug qytetari të flet për një stergjydh apo stërgjyshi nga nëna apo babaj me origjinë serbe.Këtë e kanë hyrje për çdo bisedë të mëtejme.Edhepse kjo është rrenë ata mburren me rrenën e tyre.Si dukët mundohen të gjenë arsyetim për përcaktimin e tanishëm pro Serbisë që kohë pasë kohë po u shpërndan ca dollarë.

                              Përgjigjjuni
                              1. g
                                gomari ilir meta me flori

                                po po , po skuptoj dicka ky do beje biznes apo politike?

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nardi

                                  Mane te perfshihet ne stablecoin sepse industrise se ndertimit po i afrohet flluska bazuar ne raporte 1 me 1 ne tregjet e crypto. Pse jo te hyje edhe ne politike me nje alternative si ajo e stojkut

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Danja

                                    Shqiperia eshte vend ivogel dhe te gjithe e dine si jane pasuruar oligarket ketu te gjithe kane pastruar leket e politikaneve majtas e djathtas cdo gje tjeter eshte mashtrim le tja leme kohes koha eshte gjykatesi me i mire.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      E sakte

                                      Danja ! Respekte !

                                      Përgjigjjuni
                                    2. G
                                      Gruaja e tije Po.

                                      ...o gazetar goje shtrember qe nuk le pederast pa intervistuar, ky mane manja shkateroji bregun e palases me Edi Ramen . Krim mjedisor, gjenocid ambjental. Bastardet perfituan nga ky koqe shtet. O shqiperi te kame dhjere

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Karbunare

                                        I merrni te ligat Manes ju ziliqaret e dreqit se eshte me i pasur nga Merua! Mane eshte Elon Masku yne! Eshte no.1 i resorteve turistike, supermarketeve, bulmetrave, mishit te kuq e te bardhe dhe rrobave te persorura! Eshte inovator! Ka c’i jep politikes! Ai nuk do vetem te marre nga politika e parate e publikut, tashme ai ka vendosur t’i ktheje fitimet ne … kulla per delet e kooperatives

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gazetari

                                          Po kujt i hyjne ne pune keto karlliqe. Ndoshta vetem ketij Manes ..dhe (he se harrova) Fevzos. Te tjereve nuk ju shtohet xhepi me siguri nga leket e ketij. Dhe thote po bej gjera per Shqiperine. Sa shume ju digjet shpirti ketyre tipave per Shqiperine...Po na thoni pak cfare ka bere ky per Shqiperine?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asd

                                            Para disa kohesh ne nje gazete gjermane ishte botuar artikull nekrologjik per humbjen e jetes se pronarit te kompanise ALDI. Kuriozitet ishte qe ky njeri gjate gjithe jetes dhe karrieres se tij nuk kishte lejuar kurre as foto as interviste. Jetonte ne menyren me te thjeshte dhe i bente llogarite kryesore te kompanise me nje laps te shkurter qe e mbante pas veshit. Ky njeri renditej ne listen e me te pasurve e botes. Askush nuk e dinte cfare fytyre kishte. Krahasojeni me kete arixhiun tone.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje