Fleksibiliteti i orarit të punës për punonjësit e administratës publike, u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në majin e këtij viti teksa u prezantua Plani i Motivimit i Administratës Publike.
“Shefave që marrin vendime u duken të vogla sepse shefat nuk i numëron njeri te dera në orën 8. E kanë të vështirë ta kuptojnë se numërimi i orës 8 të kthehet në një akt formal të gjoja disiplinës.Pra fleksibiliteti në orarin e punës është jo vetëm normal fare të konsiderohet, por sot është i mundur edhe për një arsye tjetër. Ka qenë dhe e pamundur ta mendoje fleksibilitetin në punë për shkak të një numri të madh punonjësish të angazhuar në shërbime të drejtpërdrejta te qytetarët,”- tha kryeministri Rama.
Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë. Një ditë më parë, Ministrja e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin, propozoi që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.
Për ekspertin e punësimit Erion Muça, fleksibiliteti në punë do t’i motivojë punonjësit dhe do rrisë produktivitetitn.
“Kuptohet që fleksibiliteti i orareve të punuarit ka rolin e vetë në prezantimin e ndjeshmërisë që ka shteti ndaj punonjësve të vetë duke i mbështetur ato dhe duke i krijuar gjithë infrastrukturën për të punuar më pak dhe larguar më herët. Për t’u ndjerë më të motivuar për të punuar më shumë”.
Ky vendim është për punonjësit e administratës publike, por nga ana tjetër si mund të ndërhyhet edhe në sektorin privat?
“Edhe sipërmarrjet mund ta shohin këtë model. Që sipërmarrjet të ndjehen të detyruara për të reduktuar orarin e punës, dhe për të rritur fleksibilitetin me detyrimn ligjor, do duhen vendime të tjera që nuk janë atribut i këtij vendimi, dhe duhet vendim parlamenti, ndryshime dhe propozime të kodit të punës ku aty të implementohet si situatë e veçantë”.
Marrezia e rradhes e kryeministrit te marre. 1. Mbi gjysma e administrates publike e marrin rrogen si patronazhiste pa bere asnje lek pune, nje pjese as nuk shkojne fare ne pune. 2. Nje nga aresyet e nderrimit sezonal te ores eshte dhe kursimi i energjise elektrike, tani per nje apo disa persona institucioni do konsumoje energji per ndricim, ngrohje e ftohje etj etj vetem se nje apo disa persona duan te punojne jashte orarit te shumices ne pune. 3. Kush do monitoroje dhe kontrollojeefektivitetin e punes se punonjesve ne extra orar ?
Patjetër. Shqiptarët kanë 34 vjet që po dëshmojnë se sa më shumë liri të kenë aq më punëtorë, më produktivë, më të urtë dhe të mbarë bëhen. Vetëm krahasoni sa prodhohej në vend në kohën e gjakpirësit Enver Vampirit dhe sa prodhohej nën demokracinë e Sali Bollëkut, Fatos Anti-korrupsionit, Ilir Floririt dhe Edvin Rilindasit.Sot jo vetëm që plotësojmë nevojat e vendit por po përmbytim tregun që nga Ekuadori deri në Belgjikë dhe nga Dubai deri në Mbretërinë e Bashkuar. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do pushtojmë tregun e Kinës dhe Vietnamit. Konkurrentët siçilianë, napoletanë, puljezë dhe kolumbianë i kemi kaluar. Vetëm afganët dhe meksikanët po rezistojnë ca, po tani që po fusim oraret fleksibël edhe ata nuk e kanë të gjatë.
Në praktikë, fleksibiliteti i orarit të punës do të razultojë në shkurtim të orarit të punës dhe i shoqëruar me rritjen e pagave në një privilegj të pa merituar sidomos për shumicën e administratës që vetëm vegjetojnë, pa bërë asnjë punë