“Aman më lër të iki”, mjekja e Onkologjikut: I thashë OPGJ-së që kam marrë 10 mijë lekë nga Edmond Gashi

3 Korrik 2024, 09:13Sociale TEMA
“Aman më lër të iki”, mjekja e Onkologjikut: I

Mjekja Alketa Pere ka zgjedhur të dalë publikisht në emisionin "Top Story" të Grida Dumës për të folur rreth akuzave të prokurorisë për shpërdorim detyre.

Mjekja e Spitalit Onkologjik u shpreh se nuk ka marrë kurrë lekë nga Edmond Gashi.

Ajo theksoi se ka deklaruar para oficerit të policisë gjyqësore se ka marrë 10 mijë lekë, në mënyrë që ta linin të lirë për të shkuar në shtëpi. 

Keni marrë para nga Edmond Gashi?

"Kurrë, kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, I thash aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mileksh, nuk e mora seriozisht.

Unë jam doktoresha që ndjek kimioterapinë, kjo paciente kishte burrin në burg, më kërkonte një epikrizë, unë atë ditë më doli një punë dhe ika pak herët nga muhabeti që kishte me Afrimin, se unë s’mbaj përgjegjësinë çfarë i kishte thënë Afrimit ‘i lash një kafe doktoreshës’, kur më ke dhënë mua kafe, tha i kam thënë një vazo me lule më kanë ardhur në shtëpi që më bënë presion, i kishte bërë OPGJ", tha Pere. 

 

Alketa Pere është pjesë e skemës abuzive së bashku me 6 persona të tjerë të cilët dërgonin pacientët me kancer nga QSUT drejt spitaleve private. Pere u la në masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Lini një Përgjigje