Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj!

2 Korrik 2024, 19:50Sociale TEMA
Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë

Dymbëdhjetë vite pas censit të 2011-ës, Shqipëria ka 300 mijë të rinj më pak. Të dhënat e Censit të 2023-shit, treguan se në Shqipëri jetojnë 735 mijë persona të moshave 15-39 vjeç, ndërsa në 2011-ën, ishin 1 milionë e 35 mijë.  Ekspertët thonë se shkaku kryesor për largimin e rinisë është deformimi i tregut të punës:

“Së pari mungesa e perspektives dhe e meritokracisë në çdo aspekt. Së dyti është pamundësia e punësimit të dedikuar për këtë grup moshë pasi ka mos përputhje të kërkesës dhe ofertës së punës. Së treti lidhet me modernizimin që duhet të ketë sipërmarrja private në vend. Mungon edhe sistemi i promovimit të brendshëm në sipërmarrje”.

Por, Shqipëria mund ta rifitojë 'trurin' e profesionistëve të larguar nëse ndërmerr masa, nga mbështetja financiare për të rinjtë deri tek plani kombëtar i punësimit.

Këshillimi i karrierës duhet të bëhet lëndë kryesore në shkollë që të rinjtë të zbulojnë talentin. Duhet të ndryshojnë kurrikulat arsimore për tu përshtatur me tregun dhe së treti duhet të njihemi me një ofertë kombëtare për punë. Do të duhet të paktën 5-10 vite nëse merren këto masa për të pasur rikthime në Shqipëri”, u shpreh eksperti Erion Muça, për Report TV.

Largimi i krahut të punës përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.

POPULLSIA NË MOSHË 15-39 VJEÇ

Censi 2023                 735.589 banorë

Censi 2011              1.035.771 banorë

Rënia                        -300,182 banorë

3 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Iken me gomone permes LaManche ne Angli...shyqyr qe iu hoqi Saliu vizat se do niseshin nga otranto...Nipi i Spiro Kolekes o e ben djerre kete vend si dajoa i vet o ska..ia ka lene amanet

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaonia

      Ç do bejnë apo te presin sa te ritet xhi di pija e karit . Qyqja ka per te kënduar në kete vend me keta legena qe kemi patur e kemi ne krye.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Kasemi nga Çepani

        Perse qaheni dhe ankoheni per largimin e te rinjeve ? A nuk bete propagande ne vitet 1990, se njeru shkon ku te doje per te jetuar,sepse tash jemi ne demokraci, u hoqe teli me gjemba? A nuk jemi ne qe krenoheshim duke thene se femijet i kan jashte, se eardhmja e tyre eshte e shkelqyer edhe pse vajzat tona lanin bythen e plakave andek nga shkuan dhe disa u punesuan ne punen e vjeter ,ate te prostitutave ? Tani pse qaheni se iku rinia ? Atje i pelqen, ashtu i pelqen jeta ........

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje