"Më mirë Kadarenë, apo një të burgosur më shumë?" - Preç Zogaj: E kemi gjykuar sepse mendja e shqiptarëve ka formatim sektar!

2 Korrik 2024, 10:11Sociale TEMA
"Më mirë Kadarenë, apo një të burgosur më

Preç Zogaj thotë se kritikat ndaj Ismail Kadaresë, më shumë për jetën e tij sesa për veprën, kanë ndodhur sepse "mendja e shqiptarëve ka një formatik sektar". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Zogaj tha se Shqipëria më mirë të kishte Ismail Kadarenë, sesa një të burgosur më shumë në diktaturë. 

"E kemi gjykuar sepse mendja e shqiptarëve ka një formatim sektar. E sheh me optikën e biografisë. Nuk gjykon çfarë, por kush.  Mendimi i iluminuar në perëndim apo edhe në lindje, kur vjen fundi gjykon çfarë solle ti dhe jo kush je ti. Ato janë të lidhura, por nëse ke sjellë diçka me vlerë, do të thotë se je dikush me vlerë.

Këtu ndodh shumë sepse nuk ka as shumë filtra kritikë. Ne kemi studiues, por nuk ka krijuar hierarki vlerash të pacënueshme që të argumentojë për këdo. Paul Johnson thotë se njerëzit e shquar, janë si ne, në manifestimin e dobësive njerëzore, por ne nuk jemi si ata në manifestimin e talentit dhe gjenisë. Ky është dallimi. Nëse futemi te çdo njeri do të gjejmë gjithçka.

Kam patur këtë pikëpamje, Kadare ka patur një detyrë, të ishte rojtari i dhuntisë së tij. Shkrimtari, e fiton herët vetëdijen se sa vlen. Migjeni ka qenë i vetëdijshëm se sa i talentuar është. Shkrimtari e fiton vetëdijen në një periudhë X.

Në kushtet e tiranisë, Kadare është realizuar si shkrimtar i madh krysisht në tirani. Titujt që po përmendim janë në tirani.

Nuk është vetëm zakoni që për atë që largohet të flasim mirë, por detyra e tij ishte të ruante dhuntinë. A do të kishte vlerë më shumë për Shqipërinë, vepra e Kadaresë që krijoi të vetmen urë të Shqipërisë me Përëndimin, apo një i burgosur më shumë?", tha Zogaj.

16 Komente

  1. s
    spata

    C'pate o Prec ,qe bene nje krahesim te tille .Nuk ta honeps stomaku te japesh nje mendim me dinjitoz per njeriun me te madh te letersise shqiptare ? U bete ju diletant te shkruani per I.kadaren . Rrukullisu neper kembet e politkanve te hash buke e te kesh privilegje . Ismaili cdo sukses e ka nga mendja dhe talenti i tije . Per keto duhet shkruar e jo me nenkuptime . Mos kerkon, me kete krahesim, ti besh qejfin Sali shpellarit ? A ka dru me pre brre burra .

    Përgjigjjuni
    1. D
      D. Pavli i shastisur nga habia

      Po kush na ndriçon kete cudi qe po ndodh? Per Kadarene po shkruajne vetem spiunet e sigurimit !!! Çorapja, Çiftelia, Llulla, Mësalla, Korani, Ezmeri, Tellalli, Termometri....e deri tek Kosh-ari. Na luajtet mënç per zotin. Te pakten te shkruaje Lysjeni francezi se ai e njeh me mire.

      Përgjigjjuni
    2. a
      armand

      Mire o Zogaj mire po si t'ja beje une dhe mijera shqiptare qe u etiketuam si "jashtqitje te kombit" prej Kadarese per faktin e vetem se u larguam prej Shqiperise per nje jete me te mire , u larguam prej atij regjimi qe Kadareja na e paska luftuar me veprat e tij......Vari leshte ketij muhabeti...... Ngushellime familjes .

      Përgjigjjuni
      1. I
        Injoranca eshte armiku dhe rreziku me i madh i nje

        Genjeshter qe perseritet nga njerez ne gjendje zombi si ky armandi me lart. Kjo genjeshter e perseritur pa asnje pergjegjesi ka bere shume dem. Armand meqe pretendon kete qe thua si te vertete e une te them ewhte genjeshter: ti si te vertete qe e ke na e fakto kete qe tregon. Provoje sepse e ke per detyre kur akuzon dike. Ti nuk e provon dot sikur gjithe jetes tende te perpiqesh sepse nuk ka ndodhur. Deklaratat nuk jane prova.

        Përgjigjjuni
        1. a
          armand

          Sa vjec je ti anonim? "Ashtu si trupi i njeriut qe pastrohet duke nxjerre jashtqitjet edhe Shqiperia po' pastrohet " Pak a shume keto jane fjalet e shkrimtarit te Realizmit Socialist qe na paska bere namin duke luftuar komunizmin me veprat e tij. E kam degjuar vete intervisten e shkrimtarit per RTSH dhe ishin pikerisht keto fjale qe dolen nga goja e tij. Problemi i kombit tone eshte kujtesa e shkurter . Vleresojeni si shkrimtar dhe shume mire beni por mos i jepni merita qe s'i takojne. Une s'kam kohe e mundesi te gjej provat.....kerkojani RTSH te hap arkivat se aty e keni. Duhet ta bejne mediat dhe analistet por veshtire se i gjen ne Shqiperi, jane te gjithe te tredhur. Mbetet nje nder shkrimtaret me te mire dhe vetem kaq. Per te tjerat jane thjeshte legjenda alla shqiptarce primitive dhe qesharake.

          Përgjigjjuni
      2. T
        Tironsi i Vorrit Bomit

        Popull kur del Spiuni me i madh i Sigurimit te Shtetit Prec Zogaj Ciftelia zere se u ngrit Ramiz Alia. C'te lidh ty o monster me te madhin Kadare ?! Ti je misjonare ke per detyre sa pa ngordhur qe si nderlidhes mes Ramizit

        Përgjigjjuni
        1. k
          koht e fundit Kukure ishte shndru ne Monster

          nuk ja shifje mo dot surrati , i ishte stampu shpirti prej Djalli m'surrat . Pash Zotin kur e kam pa, thash me vehte O Zot a mos m'ke qit para syve Lugatin ? ! Vallaj dicka nuk shkojte me ate njeri ,gjithmon te spostu prej shoqise ,i fsheht , Skuth me thon .Boooooooh ,jom trondit . Sikur po priste Ferrin me e perpi mren . Te gjith do i shlyjm mekotet nji dite

          Përgjigjjuni
          1. S
            Stop Histerikeve te hohles

            me u qujt # psh pjeter ose pilo skish ken kjo histeri por kish shku ne heshtje e gjith . ptuuuuuuuuuuu popull muti

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realiteti

              Ore si u bë? Doli dosja e ish-sigurimit e Preçit si spiun me pseudonimin "Çiftelia"?

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti

                Jane djemt e xha Sulos,qe e kane spijunuar ne vazhdimsi,tani pas vdekjes jane bere Belulet ,si gjithmone te paftyre,qe dergon ketra kundra tij edhe ne Stokolm!

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jo more.

                  E verteta e hidhur i tejkalon keto komente varfanjakesh. U be dhe jugu te eklipsoje prifterijte tane

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trimi

                    Kadareja u rit u edukua dhe u shperblye nga regjimi qe i sherbeu!Kish shum opzotare me pikpamje demokratike me diploma e kultur perendimore me vlera shume me te lart se kadarejs qe u varen u pushkatuan u internusn si opozotar e anti regjim qe su shperblyen kure . So te gjithe juve te politikes dje ju pelqen liria dhe regjimi dje perfitoi me shum de te inzernisti

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      Ha ha cfare krahasimi mjeran i Perçit. Ne shqiptaret, nuk kemi dhe as kishim ne dore te komandonim Kadarene se cdo te bente; Ai e zgjodhi vete rrugen e tij. Por sot duam te dime per cfare duhet ti heqim kapelen. Njeriu Kadare zgjodhi rrugen e lehte te "shkrimtarit me pagese" dhe jo ate te mendimtarit historik. Bota nderon dhe nuk harron Jordano Brunon pikerisht sepse ai pranoi te digjej ne turren e druve per te mos tjetersuar te verteten. Edhe ai mund te kishte zgjedhur genjeshtren dhe do ta kishim akoma ne mes tone. Fjalet e tij "E pur si muove" emocionojne sot akoma pas disa shekujsh. Ndjej nje qesendi kur degjoj e lexoj per "veprat" dhe bemat e "mbretit te letersise"; Me vjen ti pyes te gjithe keta qe levdojne se cfare kane lexuar, sa kane lexuar, cfare u ka bere te qaje a te qeshe, cfare mbajne mend dhe cfare morali kane nxerre? A kane lexuar shkrimtare te tjere? Ke? I ke krahasuar? Nese nuk i pergjigjesh ketyre pyetjeve, hesht. Lere kohen te nxjerre mbretin lakuriq.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jorgji Bandilli

                        Sheeettt...po flet ky Prec, apo PERC si e ka pagezu Rama kete shumeshetiturin e tere prehrave te tere pushteteve keto vite post-90.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          BOLL ME KYT TREND FIGURA SHKERDHATASH A

                          NA KA ARDHE NE MAJEE TE HUNDES KY MENTALITET I NDRYRE I TE SERVILOSURIT TE TRENDYIT KOMUNISTE NJEREZVE TE PUSHTETIT - NJEREZVE QE NUK MERITOJNE RRESPEKTIN E NJEREZIMIT - NJEREZ TE LIQE - KRIMIELE - SHPIRT KATRANE - QE JANE HIPOKRITEE TE PA SINQERTE - GEJESHTARE - MAIPULUES TE HISTORISEE E SE VERTETES - QE NUK I KAN SHERBYER KTIJ VENDI E KTIJ POPULLI KUR DUHEEJ - NJEREZ ME DISA FYTYRA QE JANE GANGRENA E CDO SHOQERIEE E CILA DO TE DERTOJE NJI SHOQERI TE ZHVILLUAR -ME NJI DDEMOKRCI FUKNSIONALE NJI SHOQERI E CIL NDERTOHET NG NJERIU ME SHPIRT TE MIRE - ALTRUIST QE PUNON PER TE MIREEN NE SHOQERI E VENDIN E TIJ JO ME MBUSH XHEPAT NE KURRIZE TE FATKEQSISE POPULLIT :BOLL MEE ME KTE MENTALITET QE PO GRRYEN KOMBIN TONE -ESHTE CASTI PER TE DHEENEE SINJALET E DUHURA KSAJ SHPOQERIE NE AGONI E CILA- PERDOREET NE MENYREN ME TE PASKRUPULLT NGA SHERBETORET EE DREQIT MEDIA DUKE TERHEQUR SHOQERINE NEE KURTH ME E MBAJT NE CDO KOHE TE SKLLAVERUAR :. SOT U TURREN NE TURMA HISTERIKE ME NJI SERVILIZEM TE PESHTIRE TE TUPIT KOMUNISTE PS SKUTHIT KOMUNISTE QE HNTE E PINTE ME DIKTATORET KUR PRINDRIT TANE VDSININ BURGJEVE TE KRIMINELAVE . i THONI STOP SOT KSAJ MARREZIE QE NESER FEMIJET TUAJ MOS TE JEN SKLLEVRIT E SKUTHIT TE SHPELLES KOMUNISTIT GJAKATARE SLIH BERISHIT. BENI NJIHER NE JETEN TUAJ ATE QE NUK GUXUAT TA BENI SI GJITHE BOTA BOLL ME !

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ardjan Kasapi

                            Pas legenit Fevzi ja ku doli dhe Çiftelia ti beje sherbimin e fundit Ismail Kadarese ketij egousti dhe letrari te genjeshtert.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje