Pas publikimit të rezultateve të Censit 2023, në një konferencë për mediat, përfaqësues nga Instituti i Statistikave u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me saktësinë e të dhënave mbi numrin e banorëve, vonesat në nxjerrjen e rezultateve dhe arsyet që fshihen pas shifrave të frikshme të plakjes së popullsisë.
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se rezultatet përfundimtare të censit janë publikuar në një kohë rekord prej 7 muajsh, ndërkohë që shteteve të tjera u ka kushtuar minimumi një vit.
“Rezultatet finale të cilat Shqipëria po i nxjerr 7 muaj pas grumbullimit të terrenit dhe 6 muaj pas organizimit edhe të anketës së pas censit, është një arritje shumë e madhe dhe e konsiderueshme, sepse shtetet e tjera rezultatet finale i nxjerrin pas një viti, një viti e gjysëm, por ka edhe dy vjet, sepse kërkon shumë kohë.”
Lidhur me dyshimet mbi numrin e banorëve në Shqipëri, Demografi Arjan Gjonçaj theksoi se censi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shkalla e manipulimit të të dhënave ka qenë tepër e vogël.
“Ekipi që drejtoi censin ishte jo vetëm INSTAT-i, por ishte ekip ndërkombëtar, sepse OKB kërkon të jetë e njëjta procedurë dhe e njëjta metodologji si e atyre, kjo nuk ka fare asnjë diskutim. Nuk kishte vend për manipulim, pasi të dhënat futeshin direkt në server dhe nuk mund të ndryshoheshin më.”
Sipas përfaqësuesve të INSTAT, rritja e jetëgjatësisë dhe emigrimi i moshave riprodhuese janë disa nga faktorët që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në plakjen e popullsisë.
“Rritja e jetëgjatësisë te moshat e mëdha gjithashtu kontribuon në plakjen e popullsisë, ndikuar dhe nga emigracioni në moshë riprodhuese dhe me impakt kryesor në rënien e lindshmërisë. Të gjithë këto tregues demografikë bëjnë të mundur plakjen e popullsisë. Plakja e popullsisë te ne ka 3 elementë, ju përmendët skemën e pensioneve që e kemi pay as you go, që ne nuk kemi fuqi punëtore dhe ky është problemi i dytë.”
Censi 2023 ka pasur një koeficient mbulimi prej 97%, ndërkohë që vetëm një numër shumë i vogël personash kanë refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve të anketuesve.
A te lumte qirios Bitchotqis ,qe i tregon Kolloqiftes me Citjne se kush ben Ligjin ne Shqiperi . Dorezohu me te mire o Roms qafiri ,se Miqitqis ,ti ka kpur te gjithe Shtigjet . Liro Bekelrin se do te kushtoj rend o Hu gardhi ,qe pellet si ema e turkit maje thanes . Mos e detyro greqin te sulmoj o plehr E.R
Te arrestohen drejtuesit e INSTAT te keqperdorur nga Edi nga nje i droguar dhe antishqiptar. Pas shume muajsh na nxjerrin qe ne Shqiperi jetojne 2,4 milion banore, e dhena per numrin e banoreve duhet te dilte te nesermen e mbylljes se Census-sit dhe jo pa 8 muajsh duke plotesuar deshiren e Edit. Ne Shqiperi jetojne 1,4 milion banore. Cfare ne "Rruga e Elbasanit" cfare ben BE, cfare ben OSBE, Ohdir e me rradhe, kjo nuk eshte demokraci por sic ka the shume heret Ditero Agolli, eshte shkerdhato-kraci.
Ore idiot, po mjafton të shofësh rezultatin e zgjedhjeve ku votuan 1.66 milionë. Shtoji dhe numrin e fëmijëve 1-18 vjeç dhe nr e të djathtëve që nuk votuan!! Ca si ty të bëjnë me zor të shkosh të votosh ramën.
Ore idiot, po mjafton të shofësh rezultatin e zgjedhjeve ku votuan 1.66 milionë. Shtoji dhe numrin e fëmijëve 1-18 vjeç dhe nr e të djathtëve që nuk votuan!! Ca si ty të bëjnë me zor të shkosh të votosh ramën.
2.4 milion banues shtetas shqiptare jane ne Shqiperi,kurse shtetas shqiptare dhe me kombesi shqiptare,jane mbi 4 milion ne mos gaboj,edhe ketu,mund te ndahen,ne shtetas shqiptare me kombesi shqiptare qe kane lindur ne Shqiperi por jo banues ne Shqiperi,dhe shtetas shqiptare me kombesi shqiptare te lindur jashte territoreve te Shqiperise gjithashtu jo banues ne Shqiperi,mjafton te marresh Greqine,Italine,Francen,Gjermanine,Britanine e madhe,dhe ke 1.2 milion shtetas Shqiptare me kombesi po shqiptare me shume,pa marre parasysh vendet e tjera ne europe dhe bote,por aktualisht,ne shqiperi jetojne 2.4 milion banore,te ndara ne kombesite e te regjistruar sipas censit ne fjale,eshte nje shifer e besushme!!
Mjeshtra te mashtrimit,dmth ju na thoni qe keni paguar ca Servila nderkombetar per te mbyllur syte.
U duhet te justifikojne numring e votuesve per zgjedhjet e “çertefikuara” nga ndërkombëtarët.
Mbikqirësi i censusit paska pohuar se shkalla e manipulimit ka qënë e vockël. Po fare fare ama... Sipas tij, "një çikëz manipulim" është i pranueshëm. Manipulimi sipas tij varet nga shkalla. Nëse kjo e fundit është "e vockël" manipulimi s'luan rol në rezultatin përfundimtar. Hajde llogjikë, hajde. Tani ky ose ka dashur të pohojë indirekt që shifrat janë manipuluar, ose e ka lëshuar pa dashje si lopa bajgën. Mjerë partia për rroçkat që ka. E nxorrën kapedanin cullak.
Shkalla e manipulimit të të dhënave ka qenë tepër e vogël... per kete manipulim e kemi fjalen moj lope , sa quan te vogel ti 1 milion apo cik me pak ?? Pse te kete manipulim ?!
Jemi me shume se 2.4 milion. Te pakten 2.6 po se po.