Skandali tek Onkologjiku/ Ministrja e Shëndetësisë: Mjekët ndalohen të ndjekin të njëjtin pacient në shtet e privat

1 Korrik 2024, 10:04Sociale TEMA
Skandali tek Onkologjiku/ Ministrja e Shëndetësisë: Mjekët

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në mbledhjen e zhvilluar sot me shefat e QSUT ka bërë me dije se do të ketë disa ndryshime të reja, disa prej të cilave do të hyjnë në fuqi menjëherë, në lidhje punën e mjekëve dhe atyre që hapin apo punojnë edhe në klinika private.

Ajo tha se ndër të tjera do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë.

Po ashtu tha se mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë klinika private, nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtimi apo niveli.

Ministrja tha se dërgimi në klinika private do të dënohet, ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalim të aktivitetit. Shkelja e etikës, betimi i Hipokratit do të dënohen po ashtu, teksa shtoi se shkelja e protokollit mjekësor do të çojë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjatë gjithë jetën.

“Individët që njollosin institucionin do të ndalohet të veshin bluzën bardhë gjatë gjithë jetës. Nuk thashë disa nga afatet për masat e shkelura, sepse janë ende në diskutim edhe për disa ditë. Kjo ngjarje e rëndë do përbëjë një mësim të paçmuar për të punuar për shëndetësinë europine 2030. 

E para falënderoj prokurorët dhe besoj se shpreh në emër të qytetarëve, e dyta shpreh keqardhjen bluzave të bardhave të përkushtuar e të devotshëm. E kam ndjerë deri në palcë mërzinë dhe plagosjen e rëndë morale për atë neveri.

Shumica juaj nuk janë si ata, sistemi ynë nuk është ai. Ka mjekë te Onkologjiku që punojnë me përkushtim dhe nuk e meritojnë njollën që iu vu nga kolegët.

Ne duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos patur më hapësirë. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar për ndërhyrje të shpejta në ligjin për urdhrin e mjekut në vend… mjekët që punojnë apo hapin qendra private duhet të marrin konfirmim, do të ndalohet që mjekët të ndjekin të njëjtin pacient edhe në klinika private”, tha ajo.

7 Komente

  1. D
    Degelisi

    Mjeku duhet te punoj ose ne shtet ose private, por Jo edhe ne shtet edhe ne privat

    Përgjigjjuni
    1. d
      dr Allamudhi

      Ndryshimi i pare qe duhet bere eshte qe te qerohesh ti njehere nga posti si deshtake e paafte ! Ky problem nuk lindi kete vit por ka qene gjithmone, kshq. mos u perpiq te justifikohesh me fjalime

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk jam expert më dhëmb vendi

        Dhe si do ta arrish këtë ?? A e kuptoni çfarë po thoni zonja Ministre? Duhet tju hiqet licenca dhe të mos punojnë kur më në shëndetësi, jo vetëm këtu po sifomos jasht. Duhet bërë një database ku të evidentohen mjekët që ju hiqet licenca dhe të shpallet, siç bën interpoli me kriminelët, sepse janë njësoj. Po qe se ju dhëmb vendi do ta gjeni rrugën që kush do të punoj në shtet të punoj në shtet kushdo në privat le të punoj në privat, gjeni mekanizlm të besueshëm që ti miksoni të dy pozicionet.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Ministrja pretendon se do ta ndaloje korrupsionin ne shendetesi duke ndaluar qe mjeku ta ndjake pacientin si ne shtet edhe ne privat, nderkohe qe duhet te deklaronte haptas qe mjeku qe punon ne shtet ti ndalohet te punoje ne privat dhe anasjelltas. Me kete qasje ministrja nuk e lufton korrupsionin e bluzave te bardha, pasi mjeku qe punon ne shtet ja nis pacientin ( ja shet ) mjekut privat duke pretenduar se makineria qe perdoret per testim, si p.sh.skaneri " eshte me difekt " , prandaj drejtohuni tek " x " klinike private. Per raste te tilla mjekut duhet ti hiqet licenca, pra te mos kete me te drejte ta ushtroje profesionin e mjekut.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tunguska

            Po ta keni systemin perfect nuk iu prek sjellja e mjekeve sepse tek e fundit pergjegjsia sic ka thene edhe Komandanti Yne eshte INDIVIDUALE, sepse nje system i mire shendetsor eshte si nje trup i i imunizuar eshte i shendoshe pavaresisht rasteve te abuzimit , e keqja Juaj eshte qe nuk keni ndertuar system shendetsor dhe mjeket i perdorni sipas rastit si Heronj apo si Kriminele atehere kur iu mbrojne te palarat e sistemit jane Heronj dhe Kur te palarat e sistemit nuk mbulohen i quani Kriminele, ndertoni sistemin , perndryshe cdo gje eshte demagogji>Dhe PLOTESONI NEVOJAT PER BARNA SE PO IU VDESIN NJEREZIT

            Përgjigjjuni
            1. P
              Putini

              Kjo qenka debile... E çfare zgjidhi kjo ketu? Mire ja mjekut ja ndalove te ushtroje zanatin nese shkel protokollin. Po ti do mbash pergjegjesi kur nuk prokuron sasine e nevojshme per kemioterante?

              Përgjigjjuni
              1. d
                dsa

                Harrestojeni kete kurve dhe pas saj Ed gallofin.....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje