Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët Bayraktar. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
"Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Peleshi.
Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.
Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit.
Ky është një tjetër hap i rëndësisëshëm në modernizimin e FA të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të Aleancës së NATO-s.
po ato satellitet e Rames çare po behet na kane derguar ndonje fotografi nga hapesira apo i kemi per bukuri ne qiell.
Ik merr rrotë pambuku! Por shikoni të blini urgent avioni lufte dhe të ri-vitalizoni aviacionin. Minimumi një skuadrilje F16 minimumi 10 E dhe të paktën 2 F (dopio kabinë). Tani që i po i heqin shumë që po kalojnë në F35... Avion i shkathët, Standart NATO, lehtë i adoptueshëm. Si dhe bëhet fillesë për modele më të avancuar më vonë. Dhe mos n'a hap barkun më dy dronë... Mos u qani, se s'ka buxhet. Fare e thjeshtë! MOS VIDHNI !
Minister i pa afte ,vajtet 5 vjet per tre drone ,dhe perseritet te njejtin projekt buxhet per ushtrine ,qe e kishet bere dhe para dy vjetesh,,,qe do te thote qe ato qe duhet te mernit para dy vjetesh qe nga anijet 30 m etj dhe sisteme toke ajer si moret dhe i perseritet prape
Ik or hajdut koklope! Ke privatizuar gjithe Korcen