Ylli Manjani ka komentuar skandalin e fundit në shëndetësi, atë të Onkologjikut.
“Vdekatarët që kanë mbetur në këtë vend, i ftoj të mendojnë se:
Ka dallim ndërmjet vrasjes së njerëzve në protestë politike nga vrasja e tyre për mungesë ilaçesh, nga ilaçet e skaduara ose shërbimi shëndetësor çnjerëzor.
Këta të fundit janë padyshim më shumë në numër. Vriten ngadalë e çdo ditë, ashtu pa zhurmë.
Të vrarët nga shëndetësia e keqe dhe shumë e keqe mund të jenë edhe jo protestues...
Të vrarët nga shëndetësia duhet të paguajnë për vdekjen. Të vrarët për politikë vriten falas.
Qeveritë e masin suksesin e tyre me mënyrën se si i vrasin njerëzit. Ato qeveri që i vrasin me shëndetësi jetojnë më gjatë. Madje votohen më shumë në shenjë respekti për mënyrën "e butë" të vrasjes.
Natyrisht qeveritë që vrasin me zhurmë për politikë nuk pëlqehen, nuk votohen... Urrehen. Madje për ato bëhen edhe filma.
Ky është dallimi në të cilin jetojmë të gjithë në luftë me vdekjen dhe, në kërkim të rrugës më pa zhurmë...
*****
Herët a vonë do i ndodhë secilit prej nesh...
Qoftë pa dhimbje të paktën”, shkruan ai.
I afishuar hapur ky tipi pro lugatit,malokut S.B. qe e shkallmoi me themel kete vend.Veje pak trurin tend te vockel ne pune o njeri i neandertalit te kuptosh se rrjedhoje e kujt eshte ky zvetnim moral.Bej pak mundim e lexoje shkrimin e Dr.Tritan Kalos sot qe te iluminohesh pak ne kete realitet ku jetojme.
Vdekja jote,te jete e avashtë e me vuajte o vemje.
Vdekatarët ??????
Ti e din shume mire kush na "vret" ,kohet e fundit per ta po punon me zell.Jane ata per te cilet cirresh se po ushkelen te drejtat nderkohe qe shqiptaret nuk kane asnje te drejte ne Shqiperine e Atdhetareve te Parase.
Ne gope te sat'eme vafsh ti dhe gjithe ata qe kane mendjen tende !