Ditën e sotme janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 në Shqipëri.
Kështu, ajo që ka tërhequr vëmendje ndër të tjera është edhe ndarja e besimeve fetare në popullsi.
Për herë të parë në historinë e shekujve të fundit, Shqipëria nuk është më një vend me shumicë myslimane.
Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe të disa gazetave turke që e kanë raportuar duke thënë se myslimanët në Shqipëri kanë rënë nën 50% për herë të parë në më shumë se 200 vjet.
Myslimanët në Shqipëri, megjithatë vijojnë të jenë grupimi më i madh fetar me 45.7%.
Shifrat e besimeve fetare sipas Censit 2023:
Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Nuk disponohet – 134.451
Po dhe bektashi jtë myslimanë janë. Kështuqë e kalojnë 50%.
Bektashinjte shqipetare zere se nuk jane muslimane.
Qënka bër nami tekë Turq shqip foles. Po vjatonë stambolla si në kohën e Gjergj Kastrijoti haha....
Shenje e mire per Shqiperine ,le te rrikthehemi ne atje ku ishim perpara se pushtuesit Muslimane te vinin ne trojet tona.
Cili eshte ndryshimi midis "i pacilesuar", "nuk pergjigjen" dhe "nuk disponohet". Ky esht enje budallallek me brire dhe para se te botoni lajmet duhet te konsultoheni me nje statisticen o mjerane gazetare
Lajm shume i mire ky. Feja eshte element privat dhe nuk duhet te vleje per te identifikuar nje individ ne marrdhenie me te tjeret apo me shoqerine. Shqiperia ka nevoje per nje tradite qytetarie, nje fe patriotike ku hyjnia te jete Shqiperia dhe libri i shenjte kushtetuta.
Po te mos konsiderosh ata ku mungojne te dhenat dhe ata qe nuk kane pranuar te pergjigjen, del qe 55% identifikohen si myslimane, 6% si bektashinj, 10% si katolike, 9% si ortodokse, 16% besojne ne zot por nuk identifikohen me ndonje fe te vecante dhe 4% identifikohen si ateiste. Ky 16%-shi qe beson ne zot por jo ne fe te organizuar eshte veçantia shqiptare. Mund te kete aty brenda njerez supersticioze, pagane, deiste, mendimtare te lire, antiklerikale etj. Mendoj se ortodokset bejne firo per shkak te emigrimit me shume se te tjeret kurse mes myslimaneve ka shume qe identifikohen me traditen familjare por nuk praktikojne.