"I thanë babit ke veç 3 muaj jetë", avokatja rrëfen tmerrin te Onkologjiku me mjeken Alketa Pere: Nёse do isha burrё do ia vija duart nё fyt derisa t’ia merrja frymёn!

28 Qershor 2024, 17:10Sociale TEMA
"I thanë babit ke veç 3 muaj jetë", avokatja

Avokatja Uarda (Albunesa) Gjekaj ka treguar për tmerrin e saj në Shërbimin Onkologjik në Tiranës, më shumë se një dekadë më parë, nisur dhe nga raportimet e ditëve të fundit për mjekët që bënin pazar me pacientët me kancer.

Uarda thotë se për dy vite, nga 2011 deri në 2013 është endur dyerve të Onkologjikut me babain, i cili ishte diagnostifikuar me kancer.

Shkruan Uarda (Albunesa) Gjekaj:

Ishin vitet 2011-2013...

Ai u diagnostikua me tumor akut në pankreas....

Ndodhesha te QSUT në Tiranë. Mjekja na i komunikoi me një ftohtësi befasuese diagnozën.

Atë ditë, gusht 2011, bota mu shëmb bashkë me çdo andërr në sirtar. I dhanë veç 3 muaj jetë dhe na thanë ta nxirrnim nga spitali, nuk kishte ma asnjë shpresë….

Mbaj mend si sot,  zbrita shkallët e atij spitali, u ulu në katin e parë, zura një qoshe dhe me kokë godisja me sa kisha fuqi murin. Si do ia thoja atij të vertetën

Aty bëra mëkatin e parë njerëzor, vura Zotin në dyshim dhe e akuzova që më kishte kthy shpinën...

Pas disa muajsh filloi trajtimi me kimio në QSUT. çdo javë ishte një luftë me sistemin mjeksor.

Ai priste në dhomë I pafuqishëm flakonin e kemios, si shpresa e tij e fundit dhe une nuk mund të dështoja…Nuk më lejohej kurrsesi.

I buzëqeshja me shpirt ndër dhëmbë dhe I thoja: “Mos mbaj merak, sot do e na japin flakonin”.

Dilja nga dhoma e mbipopulluar e onkologjikut dhe shkoja tek dhoma e mjekes “Alketa Pere”. E si mund ta harroj kete emer….- ”Nuk ka flakon sot, me vjen keq. Provo ta blesh në farmaci!” (një flakon në javë kushtonte 1500 euro)

Betohem në Zot, nëse do isha burrë do ia vija duart në fyt derisa t’ia merrja edhe frymën e fundit. Por më kujtohej që ai me priste lart, me sy nga dera që unë të kthehesha me flakon në dorë.

Ato muaj më kthyen në përbindësh në koridoret e qelbura të atij onkologjiku. ëngjëllin brenda meje e ruaja vetëm për atë që më kërkonte edhe një ditë më shumë…..Por ç’mund të bëja unë, veçse ti përgjërohesha Zotit

Sot teksa lexova skandalin e onkologjikut mu rikthy dhimbja dhe pafuqia si e bija e një të dënuari me vdekje në atë spital, ku një I sëmurë terminal ishte një objekt për me nxjerrë ma shumë lekë stafi mjeksor. Ai “objekt ” per ata,  ishte qëndra e botës per mua, im atë.

Se dija që ai ferr vazhdonte akoma sot….

Mjeksia është profesion shumë i rëndësishëm e unë përulem përpara çdo mjeku profesionist dhe human, por ama për ata të paudhë që fatkeqësinë e tjetrit e kthejnë në biznes nuk kam mëshirë.

Paçin mëshirën e Zotit se unë s’ia bëj hallall kurrë, as në këtë jetë, as në tjetrën!

21 Komente

  1. K
    Kinge Avokate qenka

    Rrespekt qe denonconi kte Bande te STRUKTURUAR Kriminle

    Përgjigjjuni
    1. t
      tjetri

      Ç'far te thuash me shume moj zonje? Ç'ben me teper se keta nje vrases qe ne i themi kriminel?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        ÇA TMERRI ! !! DHE NE KERKOJME QE TE KTHEHEN EMIGRANTET ME FAMILJET E TYRE PER TE JETUAR DHE INVESTUAR NE SHQIPERI !!!!

        Përgjigjjuni
        1. t
          tosi

          jane shume te rralla rastet kur mund te shpetosh nga kanceri i pankreasit. as Steve jobs qe ishte miliarder nuk ja doli te jetonte. halli nuk eshte se ne shqiperi korrupsion dhe vepra cnjerezore behen vec te onkologjiku. a tregoni dot se cilart jane ato vende ku lejohet dhe justifikohet korrupsioni dhe s'eshte kobndjelles dhe i rrezikshme? valle veten te semuret me kancer nuk u dashkerkan te jene viktima? valle nje njeri qe ben korrupsion ne infektiv psh ma me shume apo me pak zemer se keta te onkologjikut? po ne gjykate e prokurori ku shkaterrohet ekzistenca jone ne qelize dhe e ardhmja jone? po ne arsim, rend publik ne finance e pushtet lokal? "Ra ky mort dhe u pame..." do thoshte metafora ne gjuhe te Kadarese...pa numeruar mijra mortet qe kosumohen ne te perditshme qe e ka origjinen ne genin tone te korruptuar si popull!

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Janë këta qelbësira që i lënë të lirë akoma dhe guxojnë dalin edhe kafeneve...në vënd që të rinë duar e këmbë lidhur derisa ti dalë shpirti..

            Përgjigjjuni
            1. P
              PERENDIA

              KJO ALKETA PERE, ME FYTYREN SI BYTHE, KISHTE KURAJON QE KANOSTE GAZETARET SE E KISHIN NXJERRE SHEMTUAR NE FOTO? MERAKU I KESAJ ORDINERES QENKAN FOTOT DHE JO SHPIRTRAT E ATYRE QE KA DERGUAR NE BOTEN E PERTEJME? KUSH TE PRURI NE TIRANE TY MOJ FYTYRE KASHTE? TI KISHE DHE KURAJON TE BEJE ARROGANTEN ME GAZETARET?! T'U SHOFTE FAMILJA O PLEHRE!

              Përgjigjjuni
              1. p
                pacienti

                Ka qene periudha kur pavionet ishin kthyer ne hotele nate ku flinin malokdaret qe diten shisnin ne oboret e spitaleve dhe naten e kishin falas nga prijsi i tyre lexhendar kryekafsha qe shperberi gjithcka dhe tani kerkon demshperblim;

                Përgjigjjuni
                1. S
                  STAVRI

                  KUPTOJ VUAJTET QE KANE HEQUR. SHERBHIMI MJEKSOR NE SHQIT3ERI KA TA META SE DHE AQ JANE MUNDESITE E SHTETIT PER TE BLEREMEDICAMENTE. NE AMERIKE NUK EXISTON SHTETI NE SHENDETSI POR KOMPANITE PRIVATA TE SIGURIMEVE SHENDETSORE QE TY TE KUSHTON SHUME PER TU SIGURUAR DHE AKOMA ME SHUME PER TU SHERUAR DHE KUR SHEROHES TI MUND TE VDESESH ME SHUME PARA BORXH E DUHET TE SHESESH CDO GJEPER TE MBIJETUAR. PER TE MOS U ANKUAR JU DUHET TE SUGUROHENI NE PRIVAT DHE LERENI QARAVITJEN TUAJ. AVOKATJA E NDERUAR HARON TARIFAT QE JU MER QYTWTAREVE DHE NUK I KTHEN ASGJE KUR E HUMBET GJYQIN, A KA TE DREJTE QYTETARI I FUSI DUAT NE GRYKE KESAJ AVOKATEJE?!?!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Stavri unë të kuptoj ty por ke 2 gabime në koment. E para, ne paguajmë sigurime shëndetësore aq sa qeveria ka caktuar dhe nuk marrim shërbimin e duhur, pra nuk e kemi falas shëndetësinë. Ose qeveria të rrisë tarifën, ose ta kthejë si në USA. Për momentin ne paguajmë e skemi pse të shkojmë te privati. E dyta, kjo avokatja punon privat dhe nuk vjedh njeri. Doktorët paguhen me taksat tona, përdorin spitalet tona për të përfituar për veten (jo të gjithë). Në rastin më të mirë është shpërdorim detyre dhe në rastin më të keq është krim kundër njeriut. Nëse paguhen pak, të bëjnë një punë të dytë si në USA por me nder e dinjitet.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nafta

                      Ca taksat paguan ti ne Shqiperi? Rri ore mos na tregoni perralla me taksa.. Te gjithe vjedhin shtetin dhe pastaj kerkojne shendetsi, arsim dhe shtet. Nuk dua te mbroj doktoret se ata jane abuzusit me te madh por nuk jane te vetmit. Nese do ta krahasosh me boten ateher paguaj siguracionet ne privat qe jane edhe ne Shqiperi por askush nuk mendon. Mendojne vetem kur ju bie halli ne dere. Por Shqiperia nuk ka shtet dhe ky palloshi qe kemi e ka mendjen per te shit pordhe me turista e tunele. Te gjithe duhet te paguajne siguracionet tek privati me detyrim ashtu sic eshte ne Amerike apo edhe ne Evrope. Edhe kur te vij dita qe ke hall ke te drejte te kerkosh cilesi dhe po nuk te japin sherbim i hedh ne gjyq ju ve flaken si spital.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Përshëndetje

                      Nuk duam të bëhemi Amerikë kur vjen tek sistemi shëndetësor,por Evropa e veriut.

                      Përgjigjjuni
                    3. r
                      ronny

                      Per sa kohe ky shtet nuk do kuptoje qe kalbesiren e ka nga brenda dhe ne shume raste e ka krijuar vete per perfitime te tijat, dhe nuk po mundohem te bej rolin e pesimistit, as te atij qe per teshare kete qeveri sot, ben rolin e engjellit, sepse ka patur edhe shume e shume me keq qeverisje se kjo e sotmja, por prapeseprape, kjo nuk e justifikon as nje second qe gjera te tilla pertej makabres te ndodhin para syve tane, dhe qeveria sigurisht te thote qe do jete ne krahun tone per te denuar keta barbare qe i fryhet plenci me gjakun dhe hallin e njerezve te mjere qe i shkojne ne dere per ndihme kur jane ne lufte me vdekjen. Pra nuk na duhet qe kjo qeveri te thote qe eshte ne krahun tone kur del ndonje skandal, si shume e shume te tjere qe dlin cdo dite, por te mbledhi mendjen nese e ka akoma, dhe te plasi koken dite e nate qe te gjeje menyra qe keto gjera te mos ndodhin kaq rendomte, nese e ka kete vullnet perndryshe jo qe do ikin... por do vrapojne njerezit normal qe ndeshen cdo dite me barbarine dhe urine e cakejve te uritur vecse per para. Dhe skemi nevoje per dengla qe degjojme rendomte, qe kot shkoni jashte, se keshtu e ashtu andej,,,, se e para shumica duke futur edhe veten e kimi jetuar jeten edhe andje,,,dhe sigurisht asgje seshte fushe me lule,,, por korrupsion kaq vulgar dhe kaq banal dhe kaq i pameshirshem, s une skam pare andej, sigurisht ka rradha,, andej, sigurisht ka kosto te tjera andej, sigurisht do punosh fort andej, pro nuk do shkosh ke kjo future derrja qe doli dhe kishte hallin e fytyres si ja kishin nxjerre gazetaaret, apo ke ky derrkuci me fytyre idiote, qe vetem i fushes se mjekesise nuk duket, dhe te behesh palaco e lojravete tyre. Keto gjera si kam pare asune as te tjere jashte shtetit, sa na hapen barkun me propagande, me mire ketu,, e teri verci,,,

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Franci

                        Bashkohemi me dhimbjen tuaj. Ka akoma kërrma ky shtet, dhe në gjyqësor e njëjta gjë ndodh, ku të rivrasin pasi të kanë vrarë një herë, qe do të thotë, që ti nuk mer drejtësi. Këta kërrma të onkologjikut do lirohen, ashtu sikur dhe mjeku tjetër që u kap me listën e pacientëve që paguanin në euro, filloi prap punë në spital. Këtu bëhen gjërat me aksion, dhe kur bëhen mal, atehere kujtohen. Çudia zgjat tre dit, dhe gjërat kthehen sikur s’ka ndodhur asgjë

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilir

                          Ngushellime NQS se duhet te filloje ministri i shendetesise eshte i pari qe duhet te shporret dhe kryemimistri duhet te reflektoje per kto mostra

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhaxhi

                            Kjo hipokrizia shqiptare eshte e padurushme.. I ngritet dy gishtat larte dhe mallkuat xhaxhin dhe ende e beni sot. I dolen fjalet qe i ndrifte shpirti ne ferr. Ne kapitalizem ha njeriu njeriun dhe paraja eshte mbreti. Mjekesia vetem ne kohen e xhaxhit ishte sherbim falas, ne kete sistemin e sotem eshte biznes. Mos degjoni pordhet e Rames me shendetsi falas. Nuk ka falas asgje ne kapitalizem, asnje shtet nuk e mbulon dot shendetsine falas. Njerez hipokrit qe edhe pse e dini qe ka 35 vjet qe vazhdon kjo pune perseri keni frike te hapni gojen e te kerkoni te drejtat qe gezonit para 90 ne shendetsi, arsim, siguri dhe drejtesi. Doni vetem protesta per Saliun e per Ramen kur ju therret. Edhe merreni me nje mjeke qe eshte viktime e sistemit sepse ndiheni te fuqishem te shani e te mallkoni. Por nese neser nje afermi juaj do ndihme jeni te paret tu puthni kembet ketyre mjekeve.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sa turp

                              Bashkohem me shqetesimet tuaja, por dua te shtoj se nuk eshte vetem ky grup. Vellai im u diagnostikua me cancer ne Prostat dhe u mjekua ne onkologjik nga Dr Ariana. Familja paguante $600 per nje gjilpere edhe pse ishte ne spital shteteror plus para ne dore. Si une te gjithe kane historite e tyre. Eshte nje tmerr i vertete kur halli te con ne ato dyer. Turp per ata qe jane pergjegjes.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhulio

                                Komentet, janë të tepërta për kët mafia të bluzave të bardha. Këta do lirohen nga mafia tjetër e bluzave të velladonit të gjyqëtarëve. Ligjet janë, por këto i përdhosin ligjet se gjyqëtari, prokurori, e gjithç’ka që është ligj, këta i tregojnë se ka maliq. Nuk bëhet jo, peshku qelbet nga koka,,, as nuk ja ndjen ramës, as nuk ja ndjen ministres, as nuk ja ndjen drejtesisë. Zhurmë për të mos dëgjuar një zhurmë tjetër. U harrua monika e meta, ashtuvsikur Llalla, dhe këta për tre dit do zgjasë çudia. Shtet pa pushtet, thotë populli.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Topi

                                  Edhe Ju Si avokate ke bere sa te duash mekate.pjese e te njejtes bajge jeni.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Meti

                                    Sikur ti kisha shkruajtur une, te falenderoj. Ne ate spital ( nuk e meriton ate emer) ka qene dhe do jete vetem fabrike parash. Sheh rushi rushin. Korupsioni fillon qe nga Drejtoresha Dr Silvi e me radhe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qifja

                                      Ngjarja eshte per tu denuar dhe ska justifikim,por dhe kto qe befas u kujtuan per historite e tyre si shkrimi avokates le vend per dyshim qe eshte dhe per protagonizem.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arzt

                                        Ore ku kane qene keta si kjo? Pse nuk kane organizuar protesta? Pse nuk kane bere denoncime ne prokurori? Apo ec i fusim sot ca statuse te marrim ca lajka. Ndaj nuk behemi ne, sepse nuk dime te reagojme kur duhet dhe ku duhet

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje