Nga Ylli Pata
Gati 30 vite më parë kur në Itali shpërtheu skandali i Tangentopoli-t, prokurorët e Milanos, ndër dosjet e para hapën edhe atë të abuzimit në Shëndetësi.
Një prej hetuesve të prokurorisë së Milanos, i cili ishte invektuar nga gjak që mbante virusin HIV, arriti të sistemojë një dosje voluminoze të këtij rrjeti abuzimi.
Dosja që u prodhua që super e bujshme. U fol për “Shëndetësi të Sëmurë” dhe përfunduan në burg thuajse e gjithë kupola e sistemit shëndetësor, duke nisur nga ministri.
Zhurma u bë e madhe, gjyqet vijuan deri në vitin 2010, e natyrisht mediat kishin material të madh për të trajtuar me systemin klentelisht të industrisë farmaceutike që kishte kontrata me systemin publik shëndetësor.
Kohët e fundit, në mediat italiane, u risoll sërish ai hetim i vitit 1992, për të bërë një bilanc apo analizë të pasojave që ka sjellë aksioni gjyqësor në përmirësimin e sistemit shëndetësor publik.
Në disa debate televizive, ku u përfshinë gazetarë, politikanë, jurostë të njohur e mjekë me prestigj në vend, arritën në përfundimin se sistemi shëndetësor jo vetëm që nuk është përmirësuar, por situata është edhe më e rëndë.
Siç u tha, sistemi shëndetësor publik në Itali, është në vështirësi pasi nuk ka kapacitetet njerëzore dhe materiale për tu shërbyer në kohë qytetarëve.
Të cilët, nga halli i drejtohet klinikave private. Madje u tha se, ky është kthyer në një sistem i favorizuar nga elita politike, që është e lidhur me kompanitë e mëdha shëndetësore.
Madje disa analistë, shtuan se njerëzit i drejtohen privatit edhe për ekzaminime normale, që nga analizat e deri tek ata të imazherisë. U tha gjithashtu se një pjesë e mirë e turizmit Italian në Shqipëri, është edhe pjesë e kryerjes së ekzaminimeve, kryesisht skanera, apo të tjera analiza të specializuara.
E njëjta situatë, por natyrisht me probleme më shumë ndodh edhe në Shqipëri. A mund ta zgjidhë një hetim, plagën e madhe të klientelizmit në sistemin shëndetësor?
Drejtësia e re, ka arritur të hetojë disa raste të abuzimit në shëndetësi, duke nisur nga kontratat, por edhe korrupsioni direkt, pra marrjes së rryshfeteve nga mjekët.
Madje arrestimi i një emri prestigjoz në QSUT, ishte pjesë e një vale denoncimesh nga pacientëve si në drejtorinë e spitalit, por edhe në prokurori.
Siç ndodh shpesh tek ne, opinion ndahet në dysh, e nisi gjykimi politik, ku njëra palë e mbrojti fort, duke e konsideruar arrestim politik, e tjetra nuk u përfshi në debat.
Zhurma e hetimet e drejtësisë janë një gjë, e tjetër është ndërhyrja kirurgjikale e sistemit që lejon tmerre si rasti i onkologjikut.
Klinikat private, mund të frekuentohen nga njerëz që kanë mundësitë që të trajtohen me më luks e më me rahatllëk, por nuk duhet të lejohet që shërbimi, sidomos për sëmundja kardinale siç janë tumoret, të ketë kanalizime tek privati për ekzaminime e trajtime.
Ekzaminimi me para në dorë praktikohet në një pjesë të mirë nga qytetarët, pasi laboratorët publikë nuk kanë korrektesën, apo cilësinë e duhur për tu shërbyer. Po ku shkojnë sigurimet shëndetësore që të gjithë paguajnë çdo muaj?
Si mund të vazhdohet me të ashtuquajturën traditë e pasjeve të ordinancave private të emrave më të rëndësishëm që drejtojnë pavionet më të rëndësishëm të Qendrës Universitare Nënë Tereza?
Ky konflikt interesi gjigand, duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, pasi ka qenë që në fillim baza e dy-tre-punësimit e më pas kanalizimit të pacientëve që paguajnë sigurimet shëndetësore, në klinikat private.
Nëse drejtësia vepron në mënyrë të ngadaltë ndaj atyre mjekëve që u marrin para me detyrim pacientëve, qeveria ka mundësi të publikojë denoncimet qytetare pë rata që kërkojnë para.
Rrugë e mundësi mund të ketë shumë, por gjithsesi skandali i fundit i onkologjikut, ku është abuzuar më të sëmurët terminalë, është pika që derdh gotën. E kërkon një riformatim e ndërhyrje urgjente.
Mabasterliu qe ka bere vetem tenderime punimesh per rikonstruksion e zgjerime ambjentesh bashke me kryeminstrin tone te nderuar, i fiksuar pas pamjes dhe bashkepunimit me petrit vasil e kompani, duke vjedhur parate tone, mandej per te blere vota le te japin foreheqjen menjehere tani. Ja lane ne dere Albana Kociut. Faqja e zeze. Kjo nuk do mbaroje dot ketu...
Pata bëre nje çarçaf nuk the asgjë shiko mos ka thënë ndonjë gjë ai i marri në papafingo se vetëm aty din të shkruash Çuditërisht nuk kerkove dorëheqjen as të drejtorit të QSUT as të ministrit të shëndetësisë!!