“Vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat” - Rrëfimi tronditës i gruas së Saimir Tahirit për Onkologjikun: Humba nënën nga trajtimi i gabuar! Mjekja arrogante, gati sa nuk na i mori lekët nga xhepi

27 Qershor 2024, 17:07Sociale TEMA
“Vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat” -

Pas skandalit të Onkologjikut të publikuar në media, të shumta kanë qenë reagimet. Së fundmi ka reaguar edhe bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e cila rrëfën eksperiencën e saj në këtë spital. Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Fatlinda Berisha Tahiri tregon kohën kur nëna e saj u diagnostikua me kancerin e lëkurës dhe mjekja e spitalit, e cila sipas saj vijon ende në këtë detyrë, e orientoi në klinikën e saj private për të kryer operacionin.

“Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë. Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata që e dinë, kuptojnë që as biopsi e asgjë nuk bëheshin këtu, por niseshin jashtë e përgjigjja vinte shumë vonë, duke humbur kohë të vyer”.

Përpos arrogancës së mjekes ajo thekson se gjendja e nënës së saj, në atë kohë 51-vjeçare u përkeqësua dhe u nis jashtë vendit, ku mjeku që pa analizat u dha se ishin tepër vonë dhe gjendja ishte rënduar. Sipas saj ndërhyrja ishte bërë keq, si edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim.

“Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje. Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për t’i shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin”.

Postimi i plotë i Fatlinda Berishës

Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.

Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar.

Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata që e dijnë, kuptojnë që as biopsi e asgjë nuk bëheshin këtu, por niseshin jashtë e përgjigjja vinte shumë vonë, duke humbur kohë të vyer.

Nejse, doktoresha me të mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.

Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej.

Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.

Unë jetën e time meje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtruar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës.

Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.

Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, për fatin tim te keq…

Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË!

49 Komente

  1. f
    fukaraji

    Bluzat e bardha hiqen si engjej ne ekranet televizive por ne realitet jane po aq gjakpires sa dhe politikanet, shoqeria ne pergjithesi eshte e semure nga makuteria dhe nuk ka limit prandaj dhe shteti eshte pasqyre e kesaj shoqerie nga maja deri tek roja e deres…….

    Përgjigjjuni
    1. S
      Super korrekt

      100% dakord

      Përgjigjjuni
      1. P
        Psikologu

        Fukara do bejme Partine e fukarenjve te vendosim drejtesine?...apo jemi shume fukarenj per te bere Parti

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Ziguri

        Hej, spitsli QSUNT dhe Universiteti i Mjekësiisë janë nën komandën e Tritan Preshit. Shifni shefat e shërbimeve, të tërë të PD, të tërë hajdutë. Shifni shefat e departamenteve të tërë të PD, të tërë të politizuar. Shifni senatin e universitetit, të tërë të PD. Dhe ju prisni rregull e disiplinë, profesionalizëm e kulturë. Dhe një mashtrues si ai Alimehmuti, që e bëri mjek e ëma, kur ishte rektore, dhe e mbështeste i ati, kur ishte drejtor spitali, ndonëse e dinë që është një kuti bosh e paketuar bukur, bëhet shef në një departament koti, të sajuar nga një rektor PDist, totalisht injorant, por që merr 95% të votave. Pra dominohet nga plehrat.

        Përgjigjjuni
      3. M
        Martin

        "Kthehuni ne Shqiperi," bertet Edi Rama, "se na duhen lekure t'i rjepim te gjalle!"

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Po pse nuke keni folë që atë her, po tani?? A po atherë e kishë burrin në pushtet dhe nuke bën të kritikoshë pushtetin ku ti punonë??? Ne jemi shoqrija më barbarë ndoshta në planet... Edhe vendet që kanë 200 ose 300 milonë njerze dhe kanë më shume mjek që kemi ne popullsie nukë gjenë dotë një numer të till mjekë vrasë, barbar. Që kurë ne kemi ndryshe fen, zokonët dhe jemi bër njësh me pushtusin turk dhe pastaj jemi bër bisha të kuqe komuniste jemi bër më barbar se edhe vet vendet islamikë, siç janë talibaet..

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plaku

            Lexoje edhe njehere, ne 2006 ka qene ne pushtet PD. Thjeshte per saktesim pasi nuk ndryshon asgje.

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              2006, nuk e kishte burrin ne pushtet me duket sipas llogarive....

              Përgjigjjuni
              1. P
                Parruca

                Ne 2006 po thote o shoku, ndiq icik se u bere lemsh.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Greqi apo neperke?

                  O neperke greke me ... Njesh me pushtuesin otoman u be Greqia dhe kisha greke, jo shqiptaret. Shqiptaret luftuan. Nderkohe greket dhe prifterinjte e tyre mallkonin gjuhen shqipe e helmonin si neperka Petro Luarasin, Naun Bredhin, dhaskal Todhrin, etj.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Illo

                  Emrin e doktoreshes!!! Te tjerat jane llogje! Vetem atehere denonconi, kur te etiketoni me emra keta mostra!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tefiku

                    Po mire po pse nuk jep emrat e atyre plehrave?

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I varferi pa pushtet

                      Jane ne pushtet specialitete e detyra te rendesishme po ata njerez te Berishes,ndaj nu ndryshon asgje ne kete vend. Kanceri nuk eshte tek onkologjiku,por metastazat qe ka shtie te shteti qe ne kohen e kriminelit Berisha.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loni

                        O ti i varfëri pa pushtet, qënke aq koqe, bosh nga shpirti dhe mëndja, sa lemeriske dynjanë. Po ç'hynë Berisha, Rama, e ku di unë këtu? Po ti mut pse s'u bëre mjek, hyje në PD ose PS dhe do kishe edhe pasuri edhe pushtet, gjëra për të cilat na thua se të mungokan. Vallahi, një zot e di, po të bjerë njeriu në dorën tënde!

                        Përgjigjjuni
                      2. b
                        ben

                        Po pse kete gjete me bo “testimonial”?! Pak ka me mijera qe kane vuajtur e vuajne, po pikerisht kjo?! Dashte Zoti ta kete kaluar te keqen, ???????????????????????? po me kete interviste do i shtyni njerezit te vjellin vrer!

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                          Kujtova se ky rrefimi trondites i gruas se Saje Qorrit do ishte per kohen kur Saja diten ulej ne mbledhjet e qeverise Rama e naten futej ne krevat me Habilajt...

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhejmsi

                            Po ja qifsha jeten del flet dhe gruaja e Saimir Tahirit qe mbushi Shqiperine me hashash dhe na helmoje rinine , po milionat qe ka vjedhur evgjiti nga Gusmari do i hani vete ju ( po ta shohesh Saimiri eshte kthyer tamam evgjit) .

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Albana

                              Ankohesh ti qe ke qene ne maje te pushtetit, kur mund t i thoje shume mire mjekes, nuk kam pse operohem ne privat, me zor nuk te merrte dot ne kliniken e vet se kishe gjithe policine e shtetit me vete. Nderkohe e kishe per detyre qe ose te denoncoje mjeken o te denoncoje kushtet skandaloze te spitalit qe shoku/shoqja e burrit tend ne qeveri i reklamonte ai te ishte Zvicer. Besoj solidariteti i rilindjes ka qene me i shtrenjte se shendeti i nenes. Shume shpejt s do kete me mjeke por vetem matrapaze me fytyren e rilindjes.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gerti

                                Hipokrizia ska limit... kush flet!!! Po budalla jam une qe marr mundimin dhe harxhoj kohen duke lexuar te tilla lajme.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  FATMIRI

                                  EMRIN E DOKTORESHES PSE NUK E PUBLIKON OSE TE BESH KALLXIM PENAL APO TE DHIMBSET

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lana

                                    Emri!?? Ndryshe nuk kemi shpetim.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qytetare

                                      Lana ke te drejte,po mjeket jane bere katila pothuaj te tere,ke te zesh e ke te lesh. Ti qajme te tere mjeket e kohes se monizmit,nuk vjen me ajo plejade mjekesh,te afte (pa mjetet e sotme) e te pakompromentuar.onkologjikut si vine me mjeket si dr Kosturi,,dr Mazreku,dr Sollaku

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Qytetare

                                        Lana ke te drejte,po mjeket jane bere katila pothuaj te tere,ke te zesh e ke te lesh. Ti qajme te tere mjeket e kohes se monizmit,nuk vjen me ajo plejade mjekesh,te afte (pa mjetet e sotme) e te pakompromentuar.onkologjikut si vine me mjeket si dr Kosturi,,dr Mazreku,dr Sollaku

                                        Përgjigjjuni
                                      2. s
                                        shqip

                                        Mjeke ishin ata te kohes se Enverit, qe sakrifikonin cdo gje per ti sherbyer pacienteve. Nga ana tjeter, shteti ishte teper i ashper me ata mjeke qe nuk e kryenin detyren sic duhet, apo ca me keq, merrnin para. Keta te sotmit jane matrapaze qe bejne pazar me jetet e njerezve. Im ate ka qene njeri prej kirurgeve me te famshem te kohes se Enverit. Vetem Norman Bethyn mbase ja kalon tim eti per numrin e operacioneve qe ka kryer, packa se im ate u largua nga kjo jete pa mbushur te 49 vitet. Ne ate kohe ai pati nje goditje hemoragjie cerebrale dhe u shtrua ne spital per dy jave. Koleget e tij specialiste e keshilluan qe te reduktonte numrin e oreve te punes, por ai nuk i degjoi. Si me i madhi nga femijet, nje dite kerkova te flas me te duke i kerkuar qe te ndiqte keshillen e mjekeve, por ai ma ktheu duke me thene se kur mora titullin e mjekut, kam bere betimin e Hipokratit qe ti sherbej pacienteve me devocion deri ne fund te jetes dhe kam ndermend ta mbaj ate premtim sa te jem gjalle, prandaj mos ma permend me kete gje. Disa jave me vone, ai pati goditjen e dyte gjate kohes qe po bente operacionin e rradhes per ate dite dhe 7 ore me vone vdiq ne shtratin qe ndodhej ne zyren e tij. Si im ate kane qene shumica e atyre mjekeve te talentuar qe kane punuar ne kushte skandaloze, pandaj edhe sot kujtohen me respekt. Eshte e turpshme te besh pazar me jeten e njerezve dhe keta palo mjeke te Onkologjikut duhet te marrin denimet me te ashpra.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tirana

                                          Komente me virus injorancen, lajmin nga organet kopetente e ka marre vesh gjithe bota keta thone jeep emrat .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. n
                                            n

                                            Spitali eshte ndermarrje - e keni degjuar ndonjehere kete shprehje?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tirona

                                              Mos u habit fare zonje, se babai i Tahirit tregeton barna spitalore te vjedhura neper Evrope e Shqiperi. Nuk justifikoj aspak kafshet shqiptare te spitaleve. Ata dhe mjeke te tjere si ata duhet te denohen per vrasje me paramendim dhe t'u hiqet perjete liçenca e mjekut.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                MOKRARI

                                                SAIMIR TAHIRI NUK KA QENE NE PUSHTET O TI SHKRUESI ME LART NE 2006,PO KA QENE SALI BERISHA.PSE I JEPNI NGJYRE POLITIKE KETIJ PROBLEMI.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Genti

                                                  Të besosh se mjekësia dhe sistemi spitalor është efektiv ndërkohë që prej 30 e ca vitesh c'do qelizë e shtetit është prekur ngs virusi i korrupsioni është budallëk me brirë. Këtu "peshku" është qelbur deri në bisht. Imagjino kokën. Shoqëria jonë kutërbon era kërmë dhe shteti është në grahmat e fundit. Mirë të na bëhet. Të na rrojë demëkracia e hajdutëve, kriminelëve dhe bastardëve.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. q
                                                    qytetari

                                                    Pse nuk thoni emrat e ketyre qelbesirave ( qe nuk jane vetem te Onkologjiku) Ky eshte minimumi qe ata meritojne. Mire do te ishte te kastroheshin meshkujt apo te sterilizoheshin femrat te cilet e quajne veten MJEKE.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Aron

                                                      Duhet te behet nje hetim i hollesishem i te gjithe bluzave te bardha dhe kushdo qe ka marre rryshfet te qerrohet dhe te denohet. Boll me.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Ermali

                                                        Po ndodh rendom te japin ilacin e gabuar se nuk lexojne fare se per cfare tip mutazioni behet fjale. Me pak lexime ne internet te klinikat e mira kuptuam qe ato qe jepnin aty ishin pa efekt. A Gjata si drejtor pi puro ne zyre dhe tymi te bie ne fytyre kur ai merr parate dhe te thote merre kete sa te kesh jete. Per 3 muaj fatkeqesisht humbi jeten.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Patriot

                                                          Po cfare rendesie ka qe ate vite apo vitite ne vazhdim e ka pasure burrine ne pushtet. Rendesi ka qe krimi duhet denoncuare ne moment dhe kur burri I kesaje u be me pushtet I zevendesoi leket po duke vjedhure. Pra njerezit presin me padurime nderrimin e pushteti vetem per te nderruare doren e hajduteve, dhe jo per te luftuare fenemenin.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pa emer

                                                            E keqja e shqiptarit eshte se jemi servila dhe te pabese dhe nuk i behemi krahe njeri tjetrit po u lepiemi mjekve, gjyqtareve,politikaneve e cdo zyrtari dhe asnje nuk ngre zerin kur shikon padrejtesin te tjetri. Njerez jemi ne qe i kthyem ne matrapaz dhe te pangopur. Si njerez te pafe qe jemi nuk kemi as besim e as friends. Mallkim pacin te gjithe ata qe bejne padrejtesi. Zoti i denofte ku ju dhemb me shume

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. t
                                                              teoniko

                                                              O Fatlinda, thuja pra emrin. Kush edhte kjo plehra, pse s'ja thua emrin. Nga se ke frike? Te vdiq mamane, cfare me keq mund te te beje. Thuaje emrin e plehres qe ta marrin vesh te gjithe.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Landi

                                                                Në Shqipëri 99%c e doktorëve të të gjitha kategorive marrin para.Sidomos kirurgët janë të pa ngopur.Unë jetoj jashtë por në një rast me babain tim mjeku në spital shtetëror na kërkoi para për një ndërhyrje rutinë pa iu dredhur qerpiku. Një veting në shëndetësi do bënte të mundur sekurstrumin e pasurive të paligjshme të cilat do mbushnin buxhetin e shtetit me miliarda euro.Para të cilat mund të përdoren për investime në mjeksi dhe spitale.Kjo është një nga dhjetra arsyet që shqiptarët largohen nga vendi.Ndjehen të vetmuar,rraskapitur dhe të pambrojtur nga qeveritë e të gjitha ngjyrave të cilat janë të pa afta të vendosin rregull në sistemin shëndetsor.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Niku

                                                                  Mire se kur ishte ne opozite s'bente dot gje Saja, po kur erdhi ne pushtet pse nuk bene nje spastrim nga QSUT, duke filluar nga kjo qe eshte akoma ne detyre? Ndoshta edhe s'mundej, po pse nuk e hodhi ne gjyq me te dhenat qe moret nga doktori i huaj ku ju thoshte se kishte neglizhence? Po ate ustain tjeter te paracetamolit pse s'e hodhet ne gjyq per mungese profesionaliteti apo neglizhence? Pa i hequr asnje presje asaj qe ke shkruar, nuk na vjen dhe shume keq se medemek u bete gju me gju me popullin dhe hoqet dhe ju sic heqim ne te tjeret. Tani pas pilafit sikur nuk ka shume vlere te flasesh per keto gjera. Hekuri rrihet sa eshte i nxehte. QSUT duhet te mbyllet ndonje 3 mujor te mire, te hiqen qafe te gjithe pa perjashtim deri te sanitaret se jane bere te gjithe si mjeleset e kooperatives, mil e mil popullin qe eshte ne hall. T'ju behet vetingu e pastaj ata qe jane te zote te fillojne nga puna, te tjeret te vene me Edvin Priftin dhe kete sallamin tjeter Gashin.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. J
                                                                    Josif Rrapi

                                                                    Dua te jap eksperiencen time ne lidhje me nened e Saimir Tahirit duke u nisur nga postimi i plote i Fatlinda Berishës por do ju lutem te mos e merrni ne anen e mbrojtjes se doktorit. Sa lexova diagnozen melanoma po bej sqarimin e meposhtem. Une humba gruan qe ishte mjeke ne moshen 55 vjece nga melanoma. Ne vitin 1996 erdhem ne Amerike me green card lottery dhe ne vitin 2009 ajo u godit nga melanoma dhe brenda 9 muajesh u largua nga jeta. Se pari deshiroj qe asnje te mos ta kete kete fat por fjalet qe eshte trajtuar keq qe eshte diagnostiluar keq nuk qendrojne dhe me vjen shume keq qe edhe mjeket ne italy thone qe eshte diagnostiguar keq eshte mjekuar keq. Te nderuar shqiptar ne drejtim te cancerit (varet cfare lloji eshte) nuk ka sherim. Edhe canceri i gjoksit ka sherim por po tu klethye prap mbas 5 vjetesh te mori jeten. Une i pata mundesit isha ne Amerike bera cdo gje per gruan time, jetoje ne philadelphia por e cova ne spitalin me te mire te NY (Sloan Kettering Hospital Manhattan) qe jane shtruar shume udheheqes bote nga canceri dhe mbasi bene disa analiza me thane nuk kemi lajme te mira eshte (wild fire cancer) nuk ka sherim vetem i bejme kimo per ti shtyre jeten disa muaj Dehe keshtu ndodhi. Pra kam lexuar cfare ka ndodhur te spitali ne Tirane nuk diskutohet qe do kete probleme por jo cdo gje duhet te hedhim poshte nga mjekesia jone. Mua per dreq me eshte krijuar nje bindje qe po te thane doktoret shqiptar qe nuk ke sherim dije se nuk ke sherim (Flase per brezin time.) Nuk di per te rinjet. Se fundi mos te kapte melanoma dhe po flas ne gjuhen shqipe po qe femer je drejt fundit sidomos po ue kape ne phase 2-3

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. s
                                                                      serxho

                                                                      O shpellarë ska rëndësi se është gruaja e Sajmirit kjo që thotë është një realitet.a ka njeri që të jetë operuar në QSUT pa paguar ....

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Fida

                                                                        Monika Fida ka qënë mjeke Dermatologe

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Alex

                                                                          shqiptaret vec xhaxhi i vuri ne fre ,ja fytyra e vertete e shqiptarit ne demokraci zullum,vrasje ,drog ,prostitution kryeminister qe tall koqet me kete popull ashty si ber iSala ,Iliri dhe shpura, dhe keta kane goje dhe flasin per ate kohe kur per ta .vari karin, popullit, fuck off you dhe kjo demokraci ku njeriu po vdes si qen ,dhe ju kapeni me ate se vrau dhe internoi, po por vec beni balancing nga 91 e ketej dhe nga 90 deri 45 sa kane vdekur ta kuptoni se ku jetojme, dhe pse propoganda vazhdon

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Arian

                                                                            Me vjen keq per nenen tende por mosbeni moralisten sepse prej jush i kemi keto qe ndodhin ne spitale e kudo me vjedhjet e korrupsionin tuaj burri juaj ne kete rast .ku i gjeni ju ato leke qe keni blere gjysmen e arbanes dhe beni restorante qe kushtonne miliona.turp te keni qe dhe dilni e flisni

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. L
                                                                              LABI

                                                                              Une dua te flas me gjuhe tjeter aeshte e drejte apo jo nuj e di?Me gjithate dua te jap mendimin tim per kete problem lidhur me pervojen time 50 vjet si mjek.Kam punuar 24 vjet ne shqiperi dhe 26 vjet ne nje vend te huaj ne perendim me detyren tim mjek specialist pas provimeve shume te renda per moshen time dhe pernivelin mjekesor te vendit qe erdha.Mjekesia nw shqiperi pa dyshim eshte zhvilluar shume dhe kjo eshte nje gje jasht zakonisht e mire .Gabime behen kudo ku me shume eku me pak.Evecanta e shqiperise eshte se duke trashegua rnj evarferi ekonomike nga regjimi i kaluar nje rezit ne 1991 thane erdhi liria dhe mund te bejme cdo gje .Te h\shendetsia ky nocion u kuptua ne menyre te gabuar ,mjeket ,infermjeret dhe gjithe personeli para mjeksor u kthyhen ne tregetare dhe filluan ti rjepin te semuret nga te gjithe nga roja i soitalet dhe deri ne maj te piarmides te drejtoret.NE SE DOTHEMI SE NE SPITALE NUK KISHTE CARCAFE APO ILACE NUK MENDOJ SE NUK INVESTONTE SHTETI POR PA DYSHIM FILLUAN VJEDHJE T QE NGA BIANCERIA DERI TE ILACET DHE I SHISNIN NE MENYRE PRIVATE.Une nuk edua saliun si politikan qe sabotoi gjithe te djathten per qellime vetem per pasuri familajare edhe se kemi qene bashke 5 vjet ne fakultet por dua te them se as ai dhe as ndonje politikan tjeter nuk ak faj .MUND TE KENE faj per keqmenaxhime dhe vjedhjet e shumta te politikaneve ,pofaji eshte ne themel .MJEKU I FAMILJES NUK TE VIZITON PA NJE 5 MIJE LEKESH ,EKZAMINIMET EIMAZHERISE DHE LABORATORIKE TE GJITHA ME PAGESE .ASHTRIMET NE SPITALE ME PAGESE ,NDARJA EOPERACINE VE SI NE TREGUN EFRUTA ZARZAVETEVE MES KIRURGEVE .monstra te tilla ndodhin veten ne shqiperine pas 1990. NEKETE VEND QE PUNOVA NUK NDODHIN GJERA TE TILLA .DO TJU TREGOJ NJE RAST QE UBE PROBLEM DERI NE LAJmet publika NJE KARDIOLLOG ME FAME BOTERORE E SHTROI TE SEMURIN NE SPITAL SHTETEROR ,ATJE I THA DIL DHE HAJDE NE KLINIKE E TI NE SPITALIN PRIVAT ,ATJE U OPERUA DHE PER FAT TE KEQ VDIQ.AI MJEK UDENUA 10 VJET BURG JO PER VDEKJEN SE AJO ISHTE NGA EMBOLIA DHE NE MJEKESI NDODHIN KETO KOMPLIKACIONE POR VETEM QE E NXORRI NGA SPITALI DHE MORRI NE KLINIKEN E TIJ PRIVATE .Tek NE KA NJE LIGJ KE AKT AKUZE KONTROLLOHET LLOGARIA NE SEJUSTIFIKON KAPITALIN QE KE .rasti te onkologjiku eshte nje krim anti njerezor anti mjeksore dhe ata mjeke mund te jene milionere ne euro por nuk jane njerez ,por kriminele.U roj te jene te vetmit ne shendetsinee shqiperise gje qe ne asnje menyre nuk e besoj dhe them se ky eshte fati i nje populli te vuaj nga degjenerimi politik ,ekonomik dhe moralDENIMI TE BEHET SHEMBULL MBAS ETREMBET ARMATA TJETER E HAJDUTEVE .kam frike se drejtesia aq shume e korruptuar mos i nxjerr te pafajshem AVOKATE DHE GJYKATESIT JANE BASHKE PUNETORE TE KRIMINELEVE NE TEGJITHA SFERAT k

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. q
                                                                                qytetar

                                                                                Labi ! Aresytim brilant !

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. A
                                                                                Alma

                                                                                Syte me lot duke e lexuar. Shume keq ardhje. Mund te ishte shpetuar nje njeri, por qelbesirat e mjekesire shqiptare nuk e bene.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. a
                                                                                  adi

                                                                                  Shoqeri e kriminalizuar kur vet burri i juaj qe ishte i zgjedhur per ta luftuar krimin ishte shkri kemb e kry me kriminela Zoti shef

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. M
                                                                                    Messerschmitt

                                                                                    Foli pordha e mafjozit comit tahiri ....

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. m
                                                                                      mazniku gojorsi i mafias shqiptare

                                                                                      Auron Tare denoncon: Nisi ndërtimi i Plazhit numër 2 brenda zonës së mbrojtur të Butrintit

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. D
                                                                                        Demokrati idealist

                                                                                        Zonja e cila tregon për rastin fatkeq te nënës së saj me mjeken onkologe ka ndodhur në vitin 2006,kohë kur në pushtet ishte sali mut maloku dhe jo regjimi i rilindjes.Disa komentues qorra pa e lexuar reagimin e zonjës Tahiri shkruajnë badjava për kohën kur Saimiri nuk ishte ministër por thjesht një njeri i zakonshëm.Ndryshe do kish ndodhur me të ndjerën po të ishte 2013 e mbrapa.Shumë prej mjekëve shqiptar janë të paaftë dhe kështu i marrin më qaf njerzit me mjekime të gabuara,plus që ju marrin para duke e ditur që do vdesin.Para disa viteve një miku im më tregoi për nënën e tij që po vdiste dhe mjekët në Tiranë e mbanin gjallë duke ju dhënë shpresa të kota vetëm e vetëm për tu marrë para.Sapo hodhën në dorë parat mbas dy ditësh nëna e tij vdiq.Të till mjek e duan plumbin në lule të ballit sepse janë jo mjek por kriminel.Edhe këta pisat e onkologjikut ju duhen konfiskuar pasurit që kanë vënë në mënyrë kriminale,ju duhet hequr e drejta e ushtrimit të profesionit dhe duhen plasur në burg fëlliqsirat në mënyrë që të bëhet mësim për maskarenjt e tjerë.

                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                        Lini një Përgjigje