FOTOT/ Vijon puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Një nga projektet më të rëndësishëm në vend

27 Qershor 2024, 11:25Sociale TEMA
FOTOT/ Vijon puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë,

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan- Qafë Thanë.

Përpos fotove të postuara në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“Vijon pa u ndalur puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, faza III, me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit


I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje