Skandali te Onkologjiku, gazetarja tregon detajet: Si nisi hetimi, janë kryer operacione pa qenë e nevojshme për pacientin

27 Qershor 2024, 09:30Sociale TEMA
Skandali te Onkologjiku, gazetarja tregon detajet: Si nisi hetimi, janë

Gazetarja Glidona Daci duke komentuar skandalin e zbuluar në spitalin Onkologjik në QSUNT se hetimet kanë nisur në vitin 2023.

Daci tha se çështja ka nisur për tregtimin e ilaçeve kontrabandë, ndërsa nga përgjimet rezultoi ky skandali ku përfshihen mjekët e Onkologjikut.

Daci tha se hetimet nga SPAK kanë kaluar te Prokuroria e Tiranës, për shkak se u vlerësua se nuk kishin të bënin me korrupsion, por me shpërdorim detyre.

Ajo ka sqaruar se në këtë çështjes janë përfshirë edhe agjentë të infiltruar.

“Kupola e onkologjikut ka funksionuar si sekserë, që drejtonin pacientët në klinika private. Çfarë ka ndodhur?

Një pacienti që i dilte shkalla 2, pas analizave, këta ia çonin 10, duke ua thënë pacientëve që meqë kushtet në spitalin shtetëror nuk mund të realizoheshin shpejt, atëherë duhej të shkonin në privat.

Këtu i udhëzonin në cilin spital duhej të shkonin. Çfarë doli nga hetimet? Edhe në rastet kur qytetarët i blinin vetë flakonët, mjekët nuk ua bënin.

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se mjekët talleshin me jetët e qytetarëve. Nga përgjimet ka dalë që me operacionet që bënin, do të bënin pushimet në Maldive apo Tajlandë”, tha Daci. 

Sipas gazetares, më e tmerrshmja në këtë histori është se janë futur njerëz në operacion që nuk kishin nevojë për një ndërhyrje të tillë.

Dhe sipas saj kjo është bërë vetëm e vetëm që pacientëve apo familjarëve të tyre t'i merreshin paratë.

Ajo tha se ka pasur raste kur ata që kishin para më shumë siguronin më shpejt flakonët, ndërsa të tjerët qëndronin në pritje, pavarësisht rradhës apo gjendjes së tyre shëndetësore.

6 Komente

  1. (
    (në jemi shumë njerze të mirë prandaj ndodhin këto

    Spitalet tona janë kape shfarosje dhe turturash. (Ne jemi njerze të mrekullushëm dhe shumë humanë) që si ka bota, histori të tilla as tek Talibanët në Afghanistan, a po në vendët e tjera Muslimanë, nukë besoj që se ndodhin.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enea

      Ne nje vend normal do te ishte rrezuar qeveria pas nje skandali te tille. Eshte rrezikuar jeta e pacienteve, jane tallur me pacientet, jane mashtruar dhe grabitur pacientet. Kane vdekur pacientet si pasoje e mungeses se ilaceve qe merreshin nga spitali dhe shiteshin neper farmaci.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I ZEMERUARI ME MASKARENJTE

        "Enea"! Na çmendet me keto komente qe burojne nga urrejtje patologjike. Ja, edhe e rezuam qeverine, apo dha doreheqjen gjithe ekipi qeverises, kush do ta rregulloj kete katastrofe njerezore? Do ta rregulloj Flamur Noka, Tritan Shehu, Petrit Vasili? Pa folur pastaj per letyrat njerezore Sahale Brrisha, Ilir Mutaj e me rradhe. "O Balo, (o shoqeria jone shqiptare) te hengert tenja, te keqen e ke nga brenda" Per sa kohe qe DEMBELIZMI eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, per sa kohe qe "lekura e shagrenit" eshte filozofi e rinise shqiptare, te tjera skandale do te dalin, sepse ndodhin çdo dite. Eshte vetem çeshtje kohe.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vezhguesi

          Me bukur se ke folur, nuk behet. I ke rene pikes tamam aty ku duhet. Bravo

          Përgjigjjuni
      2. E
        Emigranti

        Nuk arrij ta kuptoj kete aktakuze te SPAK_ut,ato jane grup i struktuar kriminal,nuk vrasin me arme,por shkaktojne vdekjen e pacienteve ne forme te organizuar ne strukture publike. Prokurori i SPAK_ut duhet te ndiqet penalisht per favorizim ne hetim…..

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          shume dakord

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje