Vit i vështirë, 40 mijë ton ullinj më pak në treg

24 Qershor 2024, 22:10Sociale TEMA
Vit i vështirë, 40 mijë ton ullinj më pak në treg

Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe pritej, për shkak të thatësirave të shumta prodhimi i ullinjve në vend ka humbur ndjeshëm terren. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2023 u prodhuan në total 117.6 mijë ton ullinj nga 157.7 që u prodhuan në vitin 2022, me një rënie që regjistrohet në 40.1 mijë ton më pak.

E thënë ndryshe rënia është në nivelin 25,4 %, krahasuar me një vit më parë. Varietetet e ullirit për vaj përbëjnë 87,25 % të prodhimit gjithsej dhe varietetet e ullirit për tavolinë përfaqësojnë 12,75%.

E ndarë në  qarqe, prodhimi më i lartë i ullinjve rezulton në qarkun e Fierit me 37.7 mijë ton, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 24.1 mijë ton, më pas renditet qarku i Vlorës me 23.5 mijë tonë, qarku i Beratit me 12.8 mijë ton, Durrësi me 7.2 mijë tonë, Tirana me 6.8 mijë tonë ndërsa qarqet e tjera prodhojnë sasi shumë të ulëta.  Dibra, Korça dhe Kukësi janë qarqe qe nuk kultivojnë ullinj.

Rritja e prodhimit të ullirit në vitin 2022 mbingopi tregun dhe bëri që çmimi i vajit të binte në mesatarisht 500 lekë për litër.  Nisur nga kjo situatë, konsumatorët shqiptarë jo vetëm u nxitën të rrisnin konsumin e këtij produkti, duke zëvendësuar vajin e lulediellit, por edhe të orientoheshin drejt prodhimit vendas. Ndërsa duke parë ecurinë e prodhimit gjatë vitit 2023, çmimet e shitjes së vajit të ullirit u rritën sërish në mesatarisht 700-800 lekë për litër.

Fermerët nuk mbajtën rezerva pasi përpos rritjes së kërkesë konsumatorë vendase, Italia u tregua shumë agresive në këtë drejtim dhe përmes një marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë bleu prodhimin shqiptare me një çmim shumë të ulët.

Të dhënat nga tregu bëjnë me dije se pavarësisht rënies së prodhimit të ullirit, arrihet që të mbulohet kërkesa vendase me ullinj dhe vaj ulliri.

4 Komente

  1. n
    nje tjeter shtetas kanadez

    Italia e bleu prodhimin e vajit shqiptar me çmim shume te ulet dhe pastaj e shitit ne Ameriken e Veriut me mbi dyfishin dhe me etiketa " importuar nga Italia. Bravo MBU.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Meni

      Nuk eshte cmimi ulet 3.8 euro litri o kompetent .Italia na shpetoi prodhimin e dy viteve se as magazinim nuk kishim me . Ndoshta ti ne kanada ke standard tjeter dhe ta fusin per extravergine kur as 40 %e asaj qe quhet extra vergine ne treg i ploteson kushtet . Ne nuk jemi ne BE qe ta shesim vete prodhimin ne Europe e Usa .

      Përgjigjjuni
    2. k
      km

      Edhe vjet keshtu u procedura.Fillimisht "Ka rene prodhimit dhe hop....vaji 10 mije per kg,Pra dyfishin.Sa do behet kete vite? Dyfishi i cmimit. Ka rene prodhimit per shkak te luftes ne ukraine.Kemi Edhe luften ne Gaza.Situate e rende....

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Ishalla i bie zjari të shpëtojmë se na hëngrën tregëtarët.Pëse duhet të ketë prodhim pa më thoni?Vitin e kaluar dëgjoja njërin kam 20 ton ullinj e nuk po i shes dot se është çmimi i ulët,në devoll na thonë kam aq e kaq qepë dhe po i hedh në lumë se ska leverdi me këtë çmim,njëri në Bilisht i preu mollët sepse tregëtarët ja kërkononin për 200 lekë kilogramin,në Peshkopi u prenë qershitë etj etj.Pra sot më mirë mos kete asgjë e të vijnë nga jashtë...Çdo gjë hidhet në lumë dhe çmimet nuk ulen.Atëhere pse duhet prodhuar në tym?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje