''Krenarë dhe pastërtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë'', Rama publikon videon: Të promovojmë Shqipërinë e pastër

24 Qershor 2024, 09:02Sociale TEMA
''Krenarë dhe pastërtorë, që nga Shkodra gjer

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, duke ruajtur kështu atraksionet natyrore dhe kulturore, sidomos në këtë periudhë të rritjes së vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Videoja sensibilizuese e Ramës në rrjetin social “Facebook”, tregon Shqipërinë nga veriu në jug nëpërmjet valleve karakteristike të secilës zonë, ndërsa valltarët hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, duke promovuar kështu edhe një Shqipëri të pastër.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë mesazh për një Shqipëri të Pastër, ku bukuritë e natyrës i kemi pa kursim, trashëgiminë kulturore po ashtu dhe ajo që mund të bëjmë të gjithë bashkë është t’i duam e t’i mbrojmë, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

6 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Per sa kohe qe zhulaqet qe erdhen ne pushtet ne vitin 1992 vazhdojne te trazojne jetet tona, ky vend, me gjithe perpjekjet nga e mbara tuajat zoti Edi Rama, do te vazhdoje te jete i mbuluar nga zhuli, injoranca, te cilat tani shkaktohen nga persona te pasur, qe megjithese tani kane hale edhe per macet, prap se prap shurrosin neper lulishte si shpellare te vertete.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Higjena

      Krenar po, ndersa pastertor vetem brenda mureve te shtepise. Jashte saj nuk behet fjale per kete lloj pastertie.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Paska nxjerre ne vidio nevojtoren e Shkodres

        Përgjigjjuni
        1. b
          beni

          O Rama, shiko Tiranen eshte pis ngado qe shkon.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Po si nuk ka turp ky karagjoz qe genjen nga mengjezi deri ne darke, Vlora eshte bere merda rruge te shpartalluara pisllek dynjaja, uje nuk ka O Nastradin i pa ftyr nuk eshte me mire qe te mos ndihesh me kete katrahur qe ge e ke katandisur kete vend.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sanie

              Një pyetje kam: A ka sy në ballë kryeministri ynë?! Ne jemi qelbur gjithandej. Shiko në Tiranë, përballë kopshtit 8 të fëmijëve, 30 m te rruga e Durresit, pranë ish- legatës Jugosllave, kazanët e plehrave "vallëzojnë" për qejf dhe shpërndajnë aromën e qelbur. Ky flet për pastërtorë!!! Mos u tall o kryeministër se populli ka sy e shikon... Ju rëntë damllaja të gjithëve që të shpëtojë ky vend!!! Zoti do marrë hak për ne ..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje