Kanionet e Holtës tërheqin turistë, guidat e huaja: 3 herë në javë jemi në Shqipëri

23 Qershor 2024, 18:39Sociale TEMA

Kanionet e Holtës tërheqin turistë, guidat e huaja: 3 herë

Kanionet e Holtës vitet e fundit jsnë kthyer në një destinacion turistik, jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt. Qindra vizitorë jo vetëm gjatë fundjavavës, por edhe në ditë të zakonshme vizitojnë këtë vend.

“Unë jam guidë turistike, vijmë nga Holanda, dhe këta janë klientët e mi. Është hera e 7 ndoshta që e vizitoj këtë vend në 1 muaj e gjysmë. Ka shumë interes për ta vizituar. Unë mendoj se sa më shumë njerëzit postojnë foto, aq më shumë të tjerë shfaqin interes. Kur sheh këtë kanion, është fantastike, është një nga bukuritë e fshehura që ende nuk është zbuluar plotësisht. Është shumë e këndshme të mos kesh qindra njerëz rrotull, ndërkohë që lumenjtë e tjerë janë shumë të populluar”, thotë njëe gudidë turistike e huaj.

Kanioni i Holtës është një dhuratë e natyrës, një vepër arti që është punuar gjatë mijëra viteve. Kjo bën që të huajt të jenë  më të apasionuar për të zbuluar bukuritë shqiptare.

“Ne jemi nga Holanda. Është hera jonë e parë në Shqipëri. Ishte hoteli ku po qëndrojmë që na rekomandoi për këtë vend kaq të bukur. Uji nuk është shumë i ftohtë dhe është shumë mirë. Kemi vizituar kanione të tjera ku nuk mund të ecësh nga uji i ftohtë”, shprehet një turist.

Shqipëria ende fsheh vende të mrekullueshme që ja vlen jo vetëm të vizitohen, por edhe të promovohen. Turistët vizitojnë jo vetëm kanionin deri në pjesën e sipërme të tij, por edhe kalanë që ndodhet sipër në mal.

3 Komente

  1. Y
    Ymeri nga Devolli

    Ku bie kjo Holta more gazetar koqe qe jeni,,Jepeni informacionin e sakt se nuk eshte e thene qe lexuesi ti dije te gjitha .

    Përgjigjjuni
    1. V
      V.....

      Or gazetar respekto pak edhe "dinpaket" e beju nji sqarim se ku ndodhen kto kanone dhe ne cilin lum bejn pjes e mos haro se gazeten nuk e lexojn vetem "dinshumet" si ty , por ka dhe te tjer qe duan te din me shum nga ktot pak rjeshta qe shkruhen per kte vend aq terheqes

      Përgjigjjuni
      1. H
        Henk

        O gazetashitës shqypo me diploma lokalesh (se gazetar nuk të quaj dot), në radhë të parë na sqaro pak ku bie kjo Holta, në cilën zonë, krahinë, fshat, qytet, sepse nuk është e thënë që të gjithë lexuesit duhet ta dinë patjetër. E dyta, ça dmth kanion, guidë, etj? A mos duhet të dimë të gjithë anglisht dhe italisht? A nuk mund të thuhet bukur dhe saktë në shqip, ujevarë, udhëzues? Na mbytën injorantët me diploma Kristali..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje