Kërkojnë para në emër të personazheve publikë, Rama paralajmëron qytetarët: Kujdes se po iu mashtrojnë

22 Qershor 2024, 17:38Sociale TEMA
Kërkojnë para në emër të personazheve publikë,

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “X’’, ka bërë me dije se ekziston një skemë mashtrimi me kompjutera, ku imitohen numrat e celularëve dhe dërgohen mesazhe të rreme për të marrë para.

Kreu i qeverisë bën me dije se disa persona kanë përfunduar para drejtësisë lidhur më këtë çështje.

Ndër të tjera, Rama u ka bërë apel qytetarëve që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

Reagimi i plotë

Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

1 Komente

  1. X
    Xha Jahua

    Ta vertetojne pastaj te japin leket

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje