Gjysma e Tiranës sot pa energji elektrike, kaos në rrugë, semaforët jashtë funksionit

21 Qershor 2024, 13:02Sociale TEMA

Gjysma e Tiranës sot pa energji elektrike, kaos në rrugë,

Disa vende në Shqipëri kanë mbetur pa energji elektrike.

Pazari i ri, Lapraka, rruga e Elbasanit, Fresku, Komuna e Parisit, rruga e Kavajës, Vasil Shanto, Ali Demi, janë disa nga rrugët e qytetit ku është shkëputur energjia elektrike.

Kjo solli që disa seanca gjyqësore të ndërpriten dhe gjithashtu në rrugë shkaktoi një kaos pasi semaforët gjithashtu dolën jashtë funksionit.

Qytete të tjera që ngelën pa energji elektrike përveç Tiranës ishin: Korça, Shkodra, Elbasani, Pogradeci, Durrësi, Lezhë dhe Kukësi.

1 Komente

  1. E
    Elisa

    Kjo ndodh ne gjithe boten por nuk bejne filma.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje