Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm, veçanërisht vitet e fundit ka shkaktuar pasoja të forta në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.
Sipas të dhënave, vetëm nga emigrimi i ligjshëm janë larguar që prej vitit 2014 mbi 478 mijë qytetarë. Por shifra reale e atyre që kanë lënë vendit është shumë e lartë, po të kemi parasysh emigracionin ilegal. Por emigrimi nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Ajo që është shqetësuese janë ritmet e larta.
Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave, Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigracionit në rajon. Ndërkohë që vendi me nivelin më të ulët është Mali i Zi. Por cilat janë arsyet që i detyrojnë shqiptarët të emigrojnë? Arsyet familjare renditen të parat, pasuar nga punësimi. Arsyet për një vend më të mirë pune janë intensifikuar vitet e fundit. Në vend të tretë renditet nevoja për një arsimim më cilësor. Por emigrimi në nivele të larta, veçanërisht i të rinjve ka pasoja për vendin.
Kjo pasi pakëson numrin e popullsisë; bën plakjen e saj; shkakton mungesa të fuqisë punëtore në tregun e punës; tkurr konsumin dhe ul produktivitetin e ekonomisë. (Aurora Sulçe)
Genjeshter e kullar. Mbi 1 milion kan ikur. Genjeshtare te paskrupullte. Deshtime gjitheandej. Ky progres qe shofim sot eshte kryekeput merite e qytetareve. Sa per institucione..., akoma u kerkohet njerzeve leke per tu futur ne pune.Njetez primitive. Ja, tani keni rastin te punesoni nga Bangladeshi , Filipine e aziat te tjere. Doktrin sllavo-ortodokse.
Kjo tregon "mirqenien " e madhe , te cilen e trumbeton pashai , i cili e ka humbur lidhjen me realitetin. Te jemi korrekt, ekonomikisht jemi me mire se para 10-15 viteve, por ceshtja qendron ne ate : njerezit nuk duan vetem pune dhe buke, por mirqenie . e cila eshte shume me e gjere se kaq.
Arsyeja eshte Edvin Kristaq Rama
Arsyeja nuk eshte nje njeri vetem, arsyeja qendron tek te gjithe ne duhet te dalim ne shesh jo kur na therret Sala e Edi por kur na therrasin interessat tona te perditsheme qe nga korrupsioni e deri tek taksat sipas qejfit duhet ndergjegjesim mbare kombetare per ate qe duam te bejme me kete vend ...