"Shota", makina e parë e luftës që është prodhuar në Shqipëri, po ekspozohet në panairin ndërkombëtar të armëve “EUROSATORY 2024” në Paris.
A2 CNN e ka ndjekur nga afër panairin ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani që operojnë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së armëve nga e gjithë bota dhe për herë të parë ka arritur të filmojë brenda automjetit luftarak të blinduar.
"Shota" është një prototip që thuajse nuk dallon fare nga simotrat e prodhuara në Europë, Turqi apo SHBA ndaj në panair ajo ka ngjallur interes të lartë te kompani të huaja dhe shtete aleate të Shqipërisë.
“Shumë kompani të huaja gjithashtu dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës kanë shkuar në stendën e ‘Shotës’. Është interesante pasi ‘Shota’ ka formë pak më ndryshe se autoblindat klasike.
jo është e specializuar veçanërisht për transportimin e trupave gjithashtu edhe mbrojtjen e tyre nga minat që mund të vendosen gjatë misioneve të patrullimit.
Mjeti në fjalë ka sjellë formë të re përsa i përket kategorisë së këtyre automjeteve. Shumë kompani të huaja kanë shfaqur interes për këtë produkt ‘Made in Albania’”, raportoi Eno Luarasi nga Parisi.
Të qifja injorantin që s'di të flasë shqip.
oki toki,një të dhënë e morëm për shotën!i reziston plumbit 7,62,ose .308 win!shpresoj që ti rezistojë të dytit,7.62x51 dhe jo vetëm 7.62x39,modelit rus!!nuk i rezistoka .300win mag dhe .338 mag.këta të fundit përdoren nga qitësit,snajperët!!nuk flas për .50 mag,që nuk bëhet fjalë,ndoshta dhe për veshjen jo me xham!!në pamje duket e bukur dhe ndoshta mund të përdoret nga forcat policore në zona të ngrohta,jo të nxehta!!
Kopje e shëmtuar e Vuran-it të BMC-së Turk dhe Iveco-s Italiane. Dhe për nga struktura duket qartë se nuk ka asnjë risi, veç kopje. Si duket Pe-Pambuku se Pe-Leshi nuk o ky... Do më rras ndonjë 1000-2000 copëshe Shqipërisë. Se dhe ky njëlloj si Xhaçka i kanë nën kontroll kompanitë (nqs nuk janë të tyre ose ortakëri). Dhe prite kur dikush të marri municionet, dikush tjetër armët se tani u janë turrur fabrikave. SHOTA= "Plagjiaturë" Shikoni se ka plot USA M1117 dhe mos humbisni kohën me Shotën mqs Azemin e kanë vra. Dhe më vonë mendoni për Strykers dhe Bradley's më vonë. AL është terren i lartë duhen të larta dhe lehtesisht të ndryshueshme dhe përshtatshme më teknologji dhe armatime të tjera... Nqs nuk doni të bëni më lekë Pe-pambukun, Çaçkën e shtojcat e tyre zgjatuese në komandim e Meico...